Meta: “Rama i shmanget debatit me Berishën”
Autori i Lajmit: Redaksia
Qëndrimi i Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, ndaj ftesës së kryeministrit Sali Berisha për debat televiziv është komentuar nga ministri i Jashtëm, Ilir Meta, si një tentativë për tiu shmangur debatit. Në një konferencë dhënë për mediat pas kthimit nga takimi i NATO-s në Estoni, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, ka theksuar se “Rama gjithmonë u është shmangur debateve”. I pyetur nga mediat se si e komenton deklaratën e bërë pak minuta më parë të Ramës, rreth ftesës së Berishës për një debat publik Rama-Berisha, Meta mendon se Rama u shmanget debateve. “Do të thotë që Rama i shmanget debatit”,- tha shkurt Meta. Sipas tij, në këto momente ku ndodhet vendi, forcat politike të kujtdo krahu politik duhet të bashkëpunojnë për integrimin e vendit. “Çdo faktor politik, çdo aktor duhet të jetë pjesë e proceseve integruese”,- sugjeroi Meta. Deklarata bëhet në kuadër të ftesës për debat që Berisha i bëri Ramës gjatë një Forumi për Median një ditë më parë. Veç debatit politik të ditës, Meta ka folur dhe për çështjen e liberalizimit të vizave. Ai u shpreh se procesi i plotësimit të udhërrëfyesit të KE-së po ecën me ritme mjaft pozitive. Meta kërkoi nga të gjithë faktorët që të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të jenë kontribuues në proceset e mëdha integruese të vendit.
Ky lajm është publikuar: 25/04/2010