Xhaçka: “Nëse hapen 5 kutitë e Ndroqit, Meta nuk i duhet më Berishës”
Autori i Lajmit: Redaksia
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Partisë Socialiste ndaj deklaratave të Metës, madje, duke e quajtur atë si një figurë komike. Deputetja socialiste, Olta Xhaçka, deklaroi dje se çdo dramë ka personazhin e vet komik dhe në dramën e sotme shqiptare të rrënimit të demokracisë e ekonomisë, këtë rol e ka marrë përsipër paterica e Sali Berishës, Ilir Meta. “Çdo dramë e ka personazhin e vetë komik dhe në këtë dramën e sotme shqiptare të rrënimit të demokracisë dhe të ekonomisë, këtë rol e ka marrë më së miri paterica e Sali Berishës, Ilir Meta. Do të ishte me interes që zoti Meta tu tregonte shqiptarëve se si ndodhi që as këtë verë nuk do të mund të lëvizin të lirë, pa viza”, - deklaroi Xhaçka. Deputetja Olta Xhaçka ka deklaruar se Meta duhet tu tregojë shqiptarëve se pse shqiptarët nuk mund të lëvizin as këtë verë pa viza, ndërsa ka shtuar se figura e Metës përfaqëson një personazh komik. “Do të ishte me interes që zoti Meta tu tregonte shqiptarëve si ndodhi që as këtë verë nuk do të mund të lëvizim pa viza. Sa i takon trasparencës së zgjedhjeve, që zoti Meta, sigurisht, është frenues, frika e tij është e kuptueshme. Sikur 5 kuti të hapeshin në Ndroq, zoti Meta nuk do ti duhej më as Sali Berishës”,- këmbënguli Xhaçka. Sipas deputetes Xhaçka, Meta po frenon edhe procesin e transparencës së zgjedhjeve të 28 Qershorit, pasi ka frikë se mund të humbasë edhe karrigen e vet.
“Për sa i takon transparencës së zgjedhjeve, ku zoti Meta është frenues, frika e tij është e kuptueshme. Sikur vetëm 5 kuti të hapeshin në Ndroq, zoti Meta nuk do ti duhej më as Sali Berishës”, – deklaroi Xhaçka.
Ky lajm është publikuar: 25/04/2010