Meta: Rama mban peng Partinë Socialiste
Ne si maxhorancë i kemi dhënë opozitës të gjithë hapësirat e mundshme në rolin e saj por është kreu i PS ai që po mban peng këtë force politike dhe po përpiqet të mbajë peng dhe vendin. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri Ilir Meta nga Fieri ku ishte i pranishëm në inagurimin e katër qendrave shëndetësore në komunën Topojë të Fierit dhe komunën Kolonjë të Lushnjes.
"Ne jemi gati ti ofrojme te gjithe asistencen liderit te opozites ne menyre qe ai te dale nga kjo gjendje teresisht e panevojshme ne te cilet ndodhet, dhe ka futur opoziten, por qe natyrisht nuk mund te fuse vendin dhe as kete komunitet qe ka nevoje per investime dhe zgjedhje me te mira. Dhe rruga me e mire eshte kodi i ri elektoral, reforma e re zgjedhore, ashtu sic e kane kerkuar nderkombetaret", u shpreh Ilir Meta, zv.kryeminister.
Ndërsa përsa i përket negociatave mes mazhorancës dhe opozitës për cështjen e transparencës së zgjedhjeve Meta u shpreh: "Ju e dini qe maxhoranca eshte e hapur per ti dhene drejtim te gjithe kerkesave te opozites. E rendesishme eshte qe vete opozita te mos pengoje veten ne kete proces te transparences", vijoi Meta.
Në ceremoninë e përurimit të qendrave shëndetësore zëvendëskryeministri Ilir Meta shoqërohej nga ministrat Petrit Vasili dhe Dritan Prifti. Katër qëndrat shëndetësore janë ndërtuar me kontribut të gjysmëhënës së kuqe dhe të ministrise së Shëndetësisë.
Aleksandër Nushi < I mëparshmi