E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon Kodi Rrugor, 4-fishohen gjobat

Drejtuesit e automjeteve qe shkelin rregullat e qarkullimit rrugor do te perballen tashme me masa shume me te ashpra ndeshkimore dhe gjoba te 4-fishuara. Keshilli i ministrave ka vendosur te ndryshoje disa nene te kodit rrugor te cilat synojne se pari te uline shpejtesine tej normave te lejura si dhe te rrisin sigurine ne rruge.Nese per tejkalimin e shpejtesise me jo me shume se 20 kilometra ne ore gjoba varionte nga nje mije deri ne katermije leke me ndryshimet e reja behet nga katermije deri ne 16 mije leke maksimumi.

Nderkohe qe përpara ndryshimeve kufiri maksimal i gjobes per kete shkelje ishte vetem dy mije leke.Edhe me e rende behet gjoba per ata qe kane konsumuar alkol dhe kapen duke drejtuar mjetin. Atyre u duhet te paguajne 40 mije leke nga dhjete mije maksimumi qe paguanin me pare. Ne rastet kur drejtuesi i mjetit pas aksidentit largohet nga vendi i ngjarjes ndeshkimi shkon nga 16 mije leke gjobe deri ne heqjen e lejes se drejtimit.Po ashtu edhe drejtuesit qe shkelin rregullat e perparesise ne kryqëzime, nuk respektojne sinjalet apo bejne parakalime te gabuara do te provojne gjoba te katërfishuara ne vlere. Ndryshimet vijne ne kulmin e sezonit turistike se nje mase parandaluese per aksidentet automobilistike.Shqiperia mbetet ne tre vendet e para ne Europe per numrin e larte te viktimave shkaktuar nga aksidentet.

Gent Hazizi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›