Meta: Rama, slogane te diktatures
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka ftuar dje qytetaret e Fierit qe te votojne alternativat qe synojne zhvillimin e vendit dhe jo demagogjite e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. "Ky koalicion qe perfaqeson forca te ndryshme politike eshte nje koalicion qe po zhvillon tolerancen ne shoqerine tone, po zhvillon bashkejetesen dhe ne kete menyre eshte nje koalicion, i cili ne keto zgjedhje do te tregoje se perfaqeson shume me teper se ne te kaluaren. Sepse gjithnje e me shume qytetaret po binden se eshte koha per te pare punet, per te pare veprat dhe jo per te mbetur peng i demagogjive te se kaluares", tha dje nga qyteti i Fierit, kreu i LSI-se gjate prezantimit te kandidatit te koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Ilir Bele. Meta shtoi se keto jane zgjedhje per te zgjidhur problemet e qytetareve dhe se sloganet e kryesocialistit Edi Rama perdoreshin vetem ne kohen e diktatures. "Keto nuk jane zgjedhje per t'u fshehur pas sloganeve absurde. E vetmja rruge ishte slogani i denje para 25 vjetesh, kur njerezit nuk lejoheshin te mendonin ndryshe. Sot te paret jane qytetaret dhe me 8 maj te paret do te jene qytetaret e Fierit. Dhe ata me voten e tyre me 8 maj, jo vetem do te votojne per nje kryetar te ri te bashkise, por njekohesisht edhe per nje bashkeqeverisje ne menyre transparente te bashkise se Fierit", tha dje Meta. Kreu i LSI-se theksoi se kandidatet e mazhorances perfaqesojne vlerat me te mira qytetare dhe ka si objektiv zhvillimin ekonomik dhe punesimin e njesive vendore, ku ata kandidojne. "Eshte nje kenaqesi e vecante qe kryetaret e bashkive, qe nga Lulzim Basha ne Tirane, por edhe deri ketu te Ilir Bele ne Fier, por edhe ne qytete te tjera, sikurse degjuam kandidatin tone ne Pogradec, z.Luan Topciu, per here te pare ne nje fushate vendore kryetaret e bashkive angazhohen per punesimin dhe kjo eshte mjaft e rendesishme. Sepse ne te kaluaren ka dominuar ideja se kryetari i bashkise duhet te punesoje dhe c'punesoje vetem ata qe varen nga administrata qe ai drejton nderkohe qe ky koncept i ri i cili po vjen ne politiken vendore tregon qarte se kemi te bejme me njerez me vizion te ri qe jetojne me shqetesimet e komunitetit", tha dje Meta. Ai ka theksuar se ne keto zgjedhje jane te rendesishme edhe per keshillat bashkiake dhe ka kerkuar nga perfaqesuesit e LSI-se qe te angazhohen per nje rezultat sa me te thelle. "Duke u uruar suksese dhe fitore te gjithe kandidateve te tjere te "Aleances per qytetarin" ne rrethin e Fierit une ne vecanti do t'u kerkoja te gjithe kandidateve tane per keshilltare ne qytetin e Fierit dhe njesive vendore te ketij vendi qe te punojne ne menyre qe te rrisin ne menyre te fuqishme perfaqesimin e LSI, ne te gjitha keshillat bashkiake dhe te komunave sepse ne kete menyre do te kemi mundesi te perfaqesojme sa me mire interesat e komunitetit ku jetojme", tha Meta. LSI kandidon ne qarkun e Fierit ne 10 njesi vendore. Ne bashkine e Lushnjes Albert Sanxhaku. Q.Xhani