E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në spitalin numër 5 në QSUT

Një zjarr ka përfshirë në orët e para të mëngjesit dy dhoma në spitalin Nr. 5 në Tiranë. Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit mësohet se nga veprimet e para hetimore zjarri ka rënë në dy dhoma të katit të dytë pavionit të neurologjisë.

Dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike shkaku i rënies së zjarrit i cili ka djegur dy shtertër si dhe janë dëmtuar dy aparatura të këtij pavioni. Fatmirësisht sipas burimeve nuk ka pasur dëme në njerëz.

Ndërkohë që janë evakuar të sëmurët të cilët ndodheshin në afërsi të këtyre dy dhomave.

Ka qenë një zjarrëfikëse e cila ka mbërritur menjëherë pas marrjes së infomacionit dhe ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë që ekspertët po punojnë për gjetjen e shkaktarëve të zjarrit, që ka rënë në dhomën e katit të dytë të spitalit i cili ishte inaguruar dy muaj më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›