Meta: Rama të heq dorë nga standartet e dyfishta

Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht Ministri i Jashtëm Ilir Meta e ka cilësuar vitin 2009 si mjaft të suksesshëm në proceset e integrimit të Shiqipërisë. Duke folur në seancën e sotme plenare Meta theksoi se pranimi i kërkesës së Shqipërisë për statusin kandidat në BE shënoi që hap shumë të rëndësishëm për vendin. Meta duke i cilësuar deklaratat e opozitës për liberalizimin e vizave si spekulime theksoi se Shqipëria është e sigurt se viti 2010 do të jetë viti i liberalizimit të vizave.
Meta duke i bërë thirrje kreut socialist Rama që të heqë dorë nga standartet e dyfishta theksoi se deklaratat e tij se ai respekton gjykatën kushtetuese bien ndesh me veprimet e tij për të mbajtur jashtë Parlamentit opozitën në bazë të një kërkesë antikushtetuse.