Prefektura, padi bashkisë së Tiranës

Prefektura e Tiranës ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës kallëzim penal kundër kryetarit të bashkisë së Tiranës Edi Rama. Sipas zëdhënëses së këtij institucioni mësohet se kallzimi është për abuzimet e bëra me lejet e ndërtimit të dhëna nga bashkia e Tiranës në mungesë të formularit dhe lejes nga policia e mbrojtjes kundër zjarrit Tiranë.
Ky kallëzim është dorëzuar ditën e mërkuar nga përfaqësues të prefekturës dhe pritet që prokuroria të bëjë verifikimet parapara për ta regjistruar këtë kallëzim si procedim penal.