E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot seanca e fundit e Kuvendit, mungon opozita

Parlamenti është mbledhur sot në seancën e fundit plenare për këte sesion pa praninë e opozitës.
64 deputetët e Partisë Socialiste kanë munguar edhe në këtë seancë ashtu siç kanë munguar që prej hapjes së legjislaturës për shkak të kërkesës së tyre për rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Përgjithësisht seancat e këtij sesioni kanë qenë të shkurtra për shkak të mungesës së opozitës, por megjithatë janë miratuar me dhjetëra ligje.
Pjesë e punës së deputetëve nuk u bënë ligjet që janë pjesë e reformës në drejtësi për shkak të kuorumit të nevojshëm prej 84 votash, por gjithashtu maxhoranca nuk mundi të miratojë as marrëveshjen për ndarjen e ujërave territorial me Greqinë, pasi ratifikimi është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›