E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Realizohet endrra evropiane e studenteve

Me poshte do te paraqesim intervisten e plote te z. Meta e shperndare nga Zyra e tij e Shtypit.

Z. Meta a mund te na jepni nje koment tuajin per kete dite te sotme

Ishte kenaqesi e madhe per mua qe urimin e pare ta beja nga Universiteti Politeknik i Tiranes nga ai Universitet ku 20 vjet me pare zeri i studenteve te Shqiperise brohoritjet E duam Shqiperine si gjithe Evropa dhe besoj se sot eshte nje ngjarje e madhe per te gjithe qytetaret e vendit tone eshte nje arritje e jashtezakonshme eshte nje arritje historike dhe eshte nje arritje konkrete per cdo shqiptar. Nuk eshte thjesht ceshtja e heqjes se vizave por mbi te gjitha eshte heqja e nje muri ende konkret e nje barriere teper stresuese per qytetaret shqiptare. Mbi te gjitha eshte nje ceshtje dinjiteti dhe lirie. Pra me kete vendim liria e shqiptareve merr nje dimension tjeter merr nje dimension akoma me europian dhe jam i bindur qe cdo shqiptar ndihet shume me i lire sot shume me krenar dhe shume me i sigurt ne perkatesine evropiane.

Z. Meta ju jeni sot Zv. Kryeminister dhe minister i Ekonomise. Keni qene minister dhe kryeminister i se majtes. Cila nga qeverisjet ka punuar me shume per kete dite Kujt i shkon kontributi

Kontributi eshte i shtrire ne kohe. Kontributi u takon te gjitheve qe nga studentet qe une permenda studentet e 20 viteve me pare dhe une i takoj pikerisht asaj gjenerate i takon te gjithe atyre qe punuan me perkushtim per te hequr edhe kete pengese madhore te qytetareve shqiptare. Natyrisht te gjitha qeverite kane kontributet e tyre per ecurine e proceseve integruese te vendit sepse ky eshte nje moment i ri integrues i Shqiperise.
Eshte per te ardhur keq se opozita e sotme ne kundershtim me traditen pozitive dhe kontribuese te Partise Socialiste ne drejtim te proceseve europianizuese te Shqiperise ka kontribuar ne menyre negative per te demtuar proceset europianizuese te vendit. Nuk ka dhene asnje kontribut konkret dhe pozitiv as ne drejtim te plotesimit te standardeve dhe te kerkesave te panumerta qe ka pasur udherrefyesi i Komisionit Europian per ceshtjen e vizave sepse po arrihet heqja e vizave jo si nje dhurate por po arrihet heqja e vizave si nje merite e plotesimit te te gjitha kushteve dhe standardeve per te cilat nuk ka pasur asnje lloj tolerance natyrisht me te drejte nga vendet anetare te Bashkimit Europian.

Megjithate besojme se ky eshte nje moment pozitiv qe i sherben te gjithe qytetareve shqiptare pa dallime partiake. Natyrisht qe edhe si kryetar i Levizjes Socialiste per Integrim edhe si ish minister i Jashtem ne kete qeveri jam shume krenar per ato kontribute te rendesishme qe kjo force politike ka dhene sidomos gjate ketij viti per plotesimin e te gjithe ketyre kushteve per arritjen e kesaj dite te madhe per te gjithe qytetaret shqiptare dhe jo vetem per ata qe i takojne gjeneratave te sotme por edhe gjeneratave te ardhshme.

Ju keni qene minister i Jashtem. Gjate kesaj kohe cfare ka ndodhur A ka pasur ndonje moment kur ne e kemi rrezikuar liberalizimin e vizave Kush kane qene me skeptiket

Veshtiresite kane qene te medha sepse per tre vendet qe e perfituan nje vit me pare kete te drejte u verejten disa fenomene te mos respektimit te rregullave per ceshtjen e qendrimit dhe afatet ne vendet perkatese. U krijua nje sensibilitet negativ ne shume vendeve te Bashkimit Europian. Per Shqiperine dhe per Bosnjen ka qene nje veshtrim shume me i detajuar ka qene nje ushtrim shume me kerkues nga ana e Bashkimit Europian dhe vendeve anetare. Por une besoj se ligje te rendesishme te realizuara sidomos ai Antimafia investime te jashtezakonshme qe u bene ne drejtim te kontrollit te kufirit ne drejtim te luftes kunder krimit te organizuar pervec investimeve qe kane te bejne me pasaportat biometrike qe jane te standardeve me te larta ne Europe dhe shume elementeve te tjere te panumert padyshim qe binden Bashkimin Europian se Shqiperia dhe Bosnja nuk duhej te diskriminoheshin per shkak edhe te problemeve apo te shqetesimeve te verejtura nga vende qe e perfituan kete gje nje vit me pare. Keshtu qe ka qene nje ushtrim shume i veshtire per tu zgjidhur por energjite e qeverise kane qene te jashtezakonshme te perqendruara per te plotesuar me rigorizitet te plote te gjitha kerkesat. Dhe kur del pas nje provimi te veshtire je dhe me i kenaqur se kur merr nje provim te lehte.

Z. Meta cfare eshte per ju teza e opozites se Shqiperia ka 1 milione te papune

Teza e opozites mendoj qe eshte ne kuader te perpjekjeve te tyre te coroditura per te kercenuar Bashkimin Evropian me eksode. Here pas here ne momente kulminante kur kemi qene ne vijim te kapercimit te provimeve te njepasnjeshme sepse i gjithe ky vit ka pasur disa momente te rendesishme qe nga ardhja e eksperteve qe nga Samiti i Sarajeves qe nga ardhja e ekipit te eksperteve per te vleresuar dhe tre ceshtje te cilat ishin ne vazhdim pra vazhdimisht ka pasur disa stacione per te mberritur tek ky moment i rendesishme jane hedhur teza te cilat ne menyre te drejtperdrejte kerkonin te kercenonin Evropen me probleme qe do te krijonin qytetaret shqiptare ne rast se do te liberalizoheshin vizat. Pavaresisht se ka pasur nje demagogji sikur kishte nje angazhim te opozites qe te hiqeshin vizat absolutisht te gjitha aksionet politike kane ecur kunder ketij procesi. Mund tju them me bindje te plote se me vjen keq qe nuk ka nje kontribut te vetem konkret ne morine e qindra standardeve qe ka plotesuar Shqiperia gjate ketij viti nga ana e opozites ne kete proces te rendesishem dhe historik.

Por pavaresisht nga kjo une jam i gezuar sepse nga ky moment i jashtezakonshem dhe kjo arritje e jashtezakonshme perfitojne te gjithe pa asnje dallim partiak perfitojne te gjithe perkrahesit e forcave te ndryshme politike ne mazhorances apo ne opozite dhe te gjithe ata qe jane abstenues te perjetshem.

2010-11-09 0938

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›