Meta: Rezultati i LSI-së do të jetë vendimtar për fitoren e opozitës
TIRANE – I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, shprehet i bindur se rezultati i LSI-së në 23 qershor do të jetë vendimtar për fitoren e opozitës.
Z. Meta, jeni konsideruar si “King Macker”, do të ruani këtë përcaktim edhe këtë vit?
Unë fillimisht të shpreh optimizmin më të madh për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe angazhimit tonë për këtë gjë, në mënyrë që 23 qershori të jetë një ditë e shënuar për demokracinë në vend. Natyrisht që do të jetë edhe një ditë e shënuar edhe për kontributin e LSI-së për rrotacionin, për ndryshimin dhe për fitoren e opozitës dhe të “Aleancës për Shqipërinë Evropiane.
Do të jeni ju njeriu kyç i kësaj fitoreje?
Preferoj që të mbetem modest për këtë por natyrisht që rezultati i LSI-së do ë jetë vendimtar për të gjithë fitoren e opozitës.
Nuk keni qenë në një fushatë të përbashkët. Pse zgjodhët të dilni bashkë me z. Rama sot?
Ne kemi bërë disa dalje publike siç ka qenë ajo e Shkodrës, pjesëmarrja në Konventën e Partisë Socialiste dhe sot. Natyrisht që sistemi është i tillë ku të gjitha forcat politike përpiqen të maksimalizojnë votat e tyre. Në këtë mënyrë maksimalizohet rezultati edhe për të gjithë koalicionin. Pra kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur një bashkëpunim, një dakordim. Secili bën fushatën e tij në kuadër të një angazhimi madhor të përbashkët nën siglën e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane”.
Nuk ka qenë një bashkëpunim perfekt deri më tani në zona të ndryshme apo jo?
Do të jetë i tillë në 48 orët në vijim, sidomos në drejtim të procesit të administrimit të zgjedhjeve, ku dy forcat tona kanë përgjegjësinë kryesore sepse janë ato që e përfaqësojnë opozitën në të gjithë nivelet e administrimit të procesit. Unë besoj se ky është një bashkëpunim i qëndrueshëm dhe është një bashkëpunim që do të funksionojë akoma më mirë pas zgjedhjeve.
Shumëkush mendon të kundërtën?
Kjo vjen nga paragjykimet që vijnë nga e kaluara. Unë nuk besoj se ka arsye sepse është detyra jonë të respektojmë votën e qytetarëve shqiptarë, t’i shërbejmë ndryshimit që ata duan dhe të ndërtojmë një raport tepër konstruktiv dhe të besueshëm, i cili do të kontribuojë për realizimin e një programi transformues për të gjithë vendin dhe për të gjithë shoqërinë tonë, ku të gjithë duhet të ndihen pjesëmarrës.
Pas koalicionit tuaj me Partinë Socialiste, z.Berisha ka paralajmëruar z. Rama se do i merrni partinë. A ka të vërtetë në këtë deklaratë, apo është thjeshtë diversion?
Natyrisht që është një diversion, sepse unë jam kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe jam shumë krenarë për këtë detyrë, për këtë përgjegjësi. Por ajo ka qenë në kuadër të angazhimit solemn të doktorit, se atij nuk mund t’ja marrë askush karrigen e kryeministrit, gjë për të cilën ne kemi ofruar një kompromis, që atë karrige në datën 24 qershor ta marrë me vete.
Ju keni ambicie për të marrë Partinë Socialiste? Ta drejtoni atë?
Kjo nuk është një ambicie e imja për arsye sepse unë prej kohësh kam iniciuar krijimin e një forcë të re politike, për të cilën mendoj se Shqipëria ka pasur dhe ka nevojë, si një forcë që ndihmon Shqipërinë në rrugën e reformave, në rrugën e zhvillimit, në rrugën e integrimit, pra në rrugën e bashkëpunimit politik.
Gjatë konferencës me z. Rama, deklaruat se Aleanca për Shqipërinë Europiane pas zgjedhjeve do të zgjerohet edhe më tej. Për kë e kishit fjalën?
Nuk dua të hyj në çështje konkrete dhe specifike. Qëllimi im nuk ka qenë për të ushqyer spekulime, por kjo është shumë normale dhe mund të ndodhë edhe jashtë dëshirës time, por thelbi i vlerësimit tim ka qenë se Aleanca për Shqipërinë Evropiane duhet të synojë dhe duhet të sjellë një frymë bashkëpunimi shumë të të gjerë se partitë që e kanë krijuar dhe se do të gjejë përkrahje akoma më të madhe pas zgjedhjeve.
A mund të jetë FRD një nga partitë që mund të përshihet në koalicioni e majtë?
Përse jo? Kjo është një çështje që e mbetet të diskutohet pas zgjedhjeve, por fryma socialiste mendoj që është një frymë pozitive.
Ju deklaruat te Zheji përjashtuat 100% që nuk do ketë koalicion me z. Berisha PD, mos e deklaruat këtë që të mos demotivoni votuesit tuaj të majtë?
Jo nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Ne kur ka qenë për të fituar vota i kemi fituar pavarësisht nga koalicioni me kë ne kemi qenë por ka diçka mjaft parimore dhe morale e cila ka të bëjë me përcaktimin tonë parazgjedhor që natyrisht që e ka të përcaktuar edhe pozicionin tonë paszgjedhjeve në kuadrin e koalicionit për Aleancën për Shqipërinë Evropiane. Ndërsa, në vitin 2009 dihet se nuk kemi qenë ne që nuk kemi kërkuar bashkëpunim apo koalicion me PS por ka qenë lidershipi i saj në atë kohë që e ka përjashtuar këtë bashkëpunim. Ne kemi konkurruar të vetëm. Dhe më pas koalicioni me PD nuk ka qenë i natyrshëm por ka qenë produkt i rrethanave që njihen.
Z. Berisha tha që koalicioni juaj është thjesht numerik, ju u bashkuat thjesht për të marrë vota, nuk kishte moral. A kishte koalicioni juaj me z. Berisha moral?
Natyrisht që për këtë ju duhet të pyesni z. Berisha sesi ai e vlerëson. Por, ky koalicion natyrisht është një zhvillim jo i pëlqyeshëm për lidershipin e PD dhe kjo është normale. Por, mendoj që nuk është thjesht një bashkim numerik është një funksion i përbashkët politik për të sjellë një ndryshim në vend dhe njëkohësisht për ti dhënë një mundësi të gjitha forcave të majta dhe progresiste për të formësuar një alternativë qeverisëse për të cilën vendi ka nevojë.
Meraku më i madh është që z. Meta mos të dalë prapë “i shëmtuari” i të majtëve?
Unë mendoj se kjo është një pyetje e pavend sepse asnjëherë nuk ka ndodhur që Ilir Meta të shkelë një marrëveshje me cilindo. Kështu që mendoj se kjo është një pyetje e pavend, është mjaft emocionale.
Sot në 2013 kali i betejës së Ilir Metës është sërish antiberishizmi. Çfarë garancie u ofron z. Meta votuesve të tij dhe atyre opozitarë se nuk do të kemi të njëjtin skenar si në 2009?
Të gjitha këto janë pyetje të pavend. LSI është pozicionuar qartë përpara zgjedhjeve dhe e ka bërë të qartë se cili është pozicioni i saj pas zgjedhjeve përmes këtij koalicioni. Pra, çdo lloj pyetje e tillë është krejtësisht e pavend dhe e pavlerë. Nuk ka asnjë lidhje me vitin 2009 sepse në vitin 2009 LSI nuk ka qenë në koalicion me PS para zgjedhjeve. LSI ka kërkuar koalicion me PS para zgjedhjeve dhe lidershipi i saj e ka përjashtuar këtë mundësi koalicioni. Së dyti, rezultati i zgjedhjeve në vitin 2009 ishte i tillë që mandatet e LSI me mandatet e Partisë Socialiste mund të sillnin vetëm krizë. Nuk mund të sillnin as stabilitet dhe as qeverisje. Në çdo rast interesi i vendit është më i rëndësishëm sesa çdo lloj interesi tjetër. Në rastin konkret përcaktimi ynë para zgjedhjeve është edhe përcaktimi ynë pas zgjedhjeve, edhe në rast se Aleanca për Shqipërinë Evropiane nuk fiton dhe mbetet në opozitë, ne jemi krijuar si një forcë opozitare. Kështu që nuk ndonjë shqetësim edhe për këtë. Por, fitorja është e sigurt.
Nëse Sali Berisha iu ofron postin e Kryeministrit, do të bashkoheni me të?
Absolutisht përcaktimi ynë i qartë nuk ka të bëjë se çfarë na ofrohet dhe si na ofrohet. Ka të bëjë me një pozicion politik që do të thotë se Partia Demokratike, në vlerësimin tonë e ka mbyllur ciklin e drejtimit të vendit. Ka nevojë urgjente të kalojë në opozitë dhe për reflektim. Aleanca për Shqipërinë për Shqipërinë Evropiane apo koalicioni i së majtës duhet të marrë përsipër qeverisjen e vendit.
Çfarë pritshmërie ka LSI-ja për zgjedhjet e 23 qershorit?
Pritshmëritë janë tepër pozitive, por pritshmëria më e rëndësishme për ne dhe angazhimi më i madh është që të gjithë të punojmë për të përmbyllur procesin në mënyrën sa më pozitive përsa i takon standardeve. Sepse është krijuar jo pak shqetësim. Tirana dhe e gjithë Shqipëria tashmë është mbushur me vëzhgues ndërkombëtare, si asnjëherë tjetër. Me gazetarë të televizioneve, gazetave më prestigjioze të botës sepse ka disa shqetësime. Edhe incidentet më të vogla të ndodhin, qoftë edhe në mënyrë spontane, çështja mund të marrë përmasa të cilat do dëmtonin seriozisht imazhin e vendit dhe perspektivën e tij të shpejtë dhe afatgjatë. Prandaj është e domosdoshme që ne të gjithëve në radhë të parë, qeveria, kryeministri aktual, drejtuesit e Partisë Demokratike dhe gjithë institucioneve, t’i lëmë të lirë, të qetë qytetarët tanë. Të shprehin vullnetin e tyre në mënyrën më sovrane dhe ta përmbyllim në mënyrë pozitive këtë proces, në mënyrë që shija që do të lihet nga ky proces të jetë sa më pozitive për vendin dhe për pjekurinë e demokracisë sonë.
Dhe për këtë kush mban përgjegjësi? Vetë klasa politike apo edhe qytetarët?
Natyrisht në radhë të parë është klasa politike sepse problemet me zgjedhjet kanë ardhur si rezultat i mungesës së pjekurisë politike, apo e mungesës së vullnetit politik. Por sigurisht që edhe qytetarët kanë rolin e tyre të pazëvendësueshëm. Pjesëmarrja e tyre është një kontribut shumë i rëndësishëm për standardin e zgjedhjeve, për të thënë fjalën e tyre ashtu sikurse absolutisht mendoj se e para që duhet të tregojë përgjegjësi maksimale është qeveria sepse ajo ka përgjegjësinë më të madhe. Ndërkohë që, përsa i takon opozitës absolutisht që opozita është mjaft e interesuar që procesi të ketë një vijueshmëri mjaft pozitive.
Thatë më herët se koalicioni i majtë do të fitojë. Sa mandate do të fitojë Lëvizja Socialiste për Integrim?
Unë jam shprehur që në të gjitha aspektet, rezultati i LSI do të jetë dyshifror. Pra si në drejtim të përqindjes ashtu edhe në drejtim të mandateve, por kjo është një çështje që do të na duhet edhe 48 orë për ta verifikuar. Ajo që është më e rëndësishme është standardi i zgjedhjeve, një rrotacion i sigurt dhe një imazh i përmirësuar i Shqipërisë pas këtyre zgjedhjeve. Ndonjëherë ky lloj shqetësimi edhe ndërkombëtar mund të kthehet në një spunto pozitive për imazhin e vendit. Sepse është ai që rrit vëmendje duke dalë në pah disa probleme, por mbyllja pozitive do të ishte një sukses i madh për vendin dhe për gjithë klasën politike.
Me aq eksperiencë që keni ju dhe me aq sa e njihni ju politikanin Sali Berisha a mendoni se ai po bëhet gati të lejojë një rotacion të pashëm dhe pa probleme?
Unë dëshiroj të shoh një sjellje të përmbajtur dinjitoze në ditët që vijnë. Natyrisht çdo politika synon të maksimizojë rezultatin. Është detyrë e cilitdo të luftojë për fitoren deri në fund, por unë shpresoj edhe për shkak të eksperiencave të ndryshme në të kaluarën, për shkak edhe të momentit në të cilin ndodhet vendi, fatit evropian të Shqipërisë dhe detyrimeve që Shqipëria ka dhe si vend anëtar i NATO-s, z. Berisha ta përballojë me shumë vetëpërmbajtje dhe dinjitet të gjithë këtë proces nga mbarëvajtje e të cilit askush nuk del i humbur.
E përmendi dhe z. Rama sot, në fakt beteja nuk ka përfunduar ende dhe ju dukeni i qetë, i kënaqur me rezultatin që prisni më 23 qershor, por jo triumfator, pse jeni kaq i qetë dhe kaq i kujdesshëm?
Nuk ka vend për triumfatorë në këtë situatë, sepse sfidat e vendit janë shumë të mëdha, sfidat e ekonomisë sonë janë shumë të mëdha, problemet sociale janë të tilla, financat publike nuk janë në gjendjen më të mirë. Vendi ka nevojë për shumë reforma dhe natyrisht që mendoj se nuk ka nevojë për triumf por ka vërtetë nevojë për një politikë të re pas 23 qershorit, për më shumë përgjegjësi për më shumë realizëm, për më shumë bashkëpunim, sepse edhe përreth nesh problemet nuk kanë të mbaruar, i dimë problemet që ka Greqia. I dimë problemet e tjera të rëndësishme që kanë vende të tjera partnere tona ekonomike apo tregtare dhe në këtë drejtim çdo votë më shumë aq më tepër fitorja është përgjegjësi e përbashkët të jetë një triumf.
(er.nu/BalkanWeb)