Meta: Rotacioni, do ndikojë në bashkëpunimin mes Presidentit dhe Parlamentit
TIRANË- Kreu i LSI-së, Ilir Meta gjatë një bashkëbisedimi me studentët shqiptarë të diplomuar jashtë vendit ka shpalosur programin e partisë së tij, i cili synon punësimin jo vetëm të rinjve, por gjithë shqiptarëve. Meta bëri thirrje palët ti japim fund deklaratave populiste për ekonominë dhe të bazohen në projekte konkrete dhe reale.
“Po të vijohet me politika populiste dhe jo realiste situata do të përkeqësohet dhe treni do jetë negativ, ndaj LSI synon të tërheqë vëmendjen e gjithë aktorëve politikë, ekspertë të shoqërisë civile qytetarëve dhe votuesve se ne duhet të vendosim objektiva strategjike për të ardhmen në mënyrë që të garantojmë një rritje ekonomie më të lartë dhe të qëndrueshme si rruga më e mirë për të garantuar një punësim të sigurtë dhe afatgjatë. Ekonomi që jo vetëm që prodhon, por dhe eksporton. Remitancat e emigrantëve tanë në rënie drastike dhe kjo krijon problem të madh dhe disbalancim serioz, duke ulur importet dhe rritur eksportet”, u shpreh Meta.
Sa i takon debatit mbi taksat, Meta tha se thelbi nuk është se në cilën anë është projektuar LSI, por synimi për rritjen e punësimit. “Kemi dëgjuar debate dhe për taksat, dhe dëgjojmë pyetjen jeni i majtë apo i djathtë. Nuk është ky thelbi i gjithë diskutimit dhe debatit. Thelbi kryesor i gjithë situatës ekonomike në të cilën ndodhet vendi, është se cfarë do prodhojnë Shqipëria, cila janë mundësitë për të ulur importet dhe cfarë do eksportojë Shqipëria në mënyrë që të kemi një ekonomike që përfiton nga proceset integruese dhe jo që shkon drejt falimentimit. Për ne prioritet kryesor cështja e punësimit, ndaj të gjitha politikat edhe taksat duhet të jenë në funksion të punësimit. Nëse një njeri është i papunë cfarë takse do i marrësh? E para prodhimi, e dyta puna, në mënyrë që ne të kemi mundësi të rrisim edhe të ardhurat në mënyrë të drejtë dhe sociale” theksoi Meta.
Kreu i LSI-së, kritikoi edhe qëndrimin e kryeministrit Berisha se tregu dhe infrastruktura janë zgjidhje e cdo problemi. Meta duke e cilësuar të dështuar idenë e kryeministrit solli në vëmendjen rrugën e Kombit, që sipas tij u shpenzuan shifra të mëdha, por që nuk solli zhvillimin ekonomik dhe social të qytetit të Kukësit.
“Raporti i kryeministrin aktual, me tregun dhe infrastrukturën. Ideja se tregu zgjidh cdo gjë është dështim. Një nga pasojat e krizës financiare bazohet këtu. Roli rregullator i shtetit është i rëndësishëm, politikat sociale dhe përgjegjësia e shtetit. Investimi aktual që ka bërë qeveria aktuale është rruga e Kombit. Një investim jashtëzakonisht i lartë, unë e kam përshëndetur pasi është një investim strategjik pavarësisht se i kushtueshëm. Kusht do ishte që përfituesi i drejtpërdrejtë i këtij investimi, duhet të ishte qyteti i Kukësit sepse nga Kukësi në Tiranë e bëjë për 8 orë dhe do e çoje makinën me vrap në servisi, tani shkon për 2 orë e gjysmë, por a ka ndryshuar gjendje ekonomike dhe sociale e Kukësit”?, nënvizoi Meta.
Ndër të tjera, Meta vlerësoi se kriza e vendeve evropiane është shenjë e mirë për të tërhequr sa më shumë investitorë të huaj.
“Krijimin e parqeve industriale në mënyrë që investitorët të transferojnë një fabrikë, duke i përjashtuar vitet e para nga dertimet tatimore, pasi interesi ynë është punësimi”, tha Meta duke e vënë theksin edhe tek zhvillimi i bujqësisë si një nga sektorët që sipas tij do rrisë jo vetëm numrin e të punësuarve, por që do rrisë dhe rendimentin, do ule importin dhe do të rrisë eksportin.
Duke iu përgjigjur interesit të të pranishmëve, Meta tha se vendi ka nevojë për ndarjen e tri pushteteve. Kreu i LSI-së shprehu shqetësimin e emërimeve partiake, teksa premtoi se gjendja do marrë fund me rotacionin politik që do të ndodhë më 23 qershor.
“Ka pasur tendencë të emërimeve të karakterit partiak. Kjo është e dëshmi se institucionet e drejtësisë duhet të jenë të shkëputura nga ndikimi i partive politike. Rotacioni do të ndikojë për të bashkëpunuar mes presidentit dhe parlamentit të ardhshëm, njëkohësisht për të zhvilluar një polikë aktive kundër abuzivizmit në gjyqësor. Do jetë politikë më e hapur jo e mbyllur si tani, dhe do krijojë mundësi për transparencë më të lartë”, tha ndër të tjera Meta.
(e.m/BalkanWeb)