Muxhahedinët, DASH: Shqipëria partner i fortë për paqen dhe stabilitetin në Irak
SHBA-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgëzuar qeverinë shqiptare për pranimin e muxhahedinëve. Departamenti Amerikan nëpërmjet një mesazhi ka shprehur mirënjohjen për për ndihmën e dhënë në strehimin e 210 muxhahedinëve që ndodhen në Irak.
“Më 31 maj, tridhjetë banorë të kampit Hurriya u larguan nga Iraku me qëllim zhvendosjen e përhershme në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë qeverinë shqiptare për ofertën bujare për të pranuar deri në 210 ish-banorë të kampit Hurriya. Shqipëria vazhdon të jetë një partner i fortë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin në Irak”, thuhet ne deklaraten e SHBA publikuar na faqen zyrtare te Deparmentit Amerikan te Shtetit.
SHBA bën thirrje për zhvendosjen sa më të shpejtë të këtyre banorëve nga kampi, pasi siguria e banorëve në kamp mbetet një shqetësim i madh.
Pak ditë më parë, në Shqipëri mbërriti grupi i dytë i muxhahedinëve Me ardhjen e grupit të dytë, numri total i muxhahedinëve në vendin tonë shkon në 44-të, pasi dy javë më parë mbërritën dhe 14 personat e parë.
Ardhja e grupit të dytë konfirmon zbatimin e këtij programi për strehimin e këtyre personave, të cilët gëzojnë statusin e refugjatit. Ata vijnë në Shqipëri nëpërmjet UNHCR, në përgjigje të kërkesës së qeverisë së SHBA, e cila ka në mbikëqyrje kampin Ashraf në Irak.Muxhahedinët u strehuan në qendrën e Azil Kërkuesve në Babrru.
MUXHAHEDINËT
Që prej vitit 1979 organizata Mojahedin-e-Khalq është konsideruar nga autoritetet e Iranit si një lëvizje që përfaqëson tradhëtarët e atdheut. Të strehuar në Irak, anëtarët e saj morën pjesë në krah të Saddam Huseinit në vitet ’80, gjatë luftës mes Irakut dhe Iranit. Në gjysmën e dytë të viteve 90, Muxhahedinët e Popullit Iranian, sic njihen dhe ndryshe, u përfshin në listën e organizatave terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Per shumë vite me radhë, ajo është konsideruar si e tillë edhe nga Bashkimi Europian. Vetëm në 2009, Brukseli me një vendim të 27 vendeve anëtare vendosi ti heqë nga lista e organizatave terroriste dhe në shtator të vitit 2012 një vendim i ngjashëm u mor edhe nga Shtetet e Bashkuara. Kjo organizatë është ndër themelueste kryesore të Këshillit Kombëtar të rezistencës iraniane, në opozitë me regjimin e presidentit Ahmedin Nexhat.
Që prej vitit 2003, kur në Irak hynë trupat amerikane, mbi 3 mijë anëtarë të organizatës qëndrojnë të strehuar në kampin Ashraf, nën mbikqyrjen e forcave amerikane. Afër 400 prej tyre u transferuan vitin e kaluar në një ish bazë amerikane “Liria”, pranë Bagdadit, ku ata vetë janë ankuar për kushte tepër të rënda të jetesës, ndërsa organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR, u ka njohur atyre statusin e refugjatit.
(e.m/BalkanWeb)