E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, sekuestrohet 1,4 ton marijuanë, vinte nga Shqipëria

ITALI- Sekuestrohet 1.4 ton drogë e llojit marijuanë në Bari të Italisë, e cila kishte si vend origjine Shqipërinë.

Droga mësohet se është sekuestruar nga Guardia di Financa në portin e Barit. Sipas policisë italiane, droga ishte fshehur brenda një furgoni, i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar rreth 45-vjec. 

Mësohet gjithashtu se ngarkesa që kishte si destinacion Padovën, ishte e fshehur mes disa rrobave për gra.

Policia bëri me dije se, nëse kjo sasi lënde narkotike do arrihej të shitej, fitimi prej saj do shkonte deri në 14 milionë euro.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›