FRD, Topi: Tiranasit të ndëshkojnë me votë qeverinë e korruptuar
TIRANË- Kreu i FRD-së Bamir Topi ka zhvilluar sot një takim elektoral me banorët e njësisë nr.1 në kryeqytet. Përpara tyre, Topi është shprehur se në 20 vite Tiranën e kanë përdorur partitë politike, ashtu siç ju ka leverdisur atyre. Ai akuzoi më tej kryeministrin për demagogji.
“Ka qenë faji i partive politike gjatë tranzicionit që e kanë përdorur Tiranën dhe komunitetin e saj si ju ka leverdisur. Madje duke iu referuar edhe zgjedhjeve lokale ju e keni parë se si pushtetet politikë jo pak herë e kanë futur këshillin bashkiak të Tiranës në krizë, që është refleks i konfliktualitetit mes dy partive të vjetra. Tranzicioni iu atribuohet pikërisht këtyre partive. Zgjedhejt na prezantojë një situatë problematike me politikën e pertive të vjetra, FRD që është një parti relativisht e re vërtetë i ka trajtuar dy partitë e vjetra në mënyrë ekuivalente, sot do filloj ta diferencoj njërën. Vërtetë kanë faje që po i vuan shoqëria, por duke iu referuar realitet problemet kryesore lidhen me ata që po mbyllin një cikël 8 vjecar në pushtet. Lidhet dhe personalizohet me emrin e kryeministrit, i cili ka marrë rrugët e Shqipërisë duke dhënë premtimet e radhës, që janë tentativë për të bërë demagogjinë e radhës”, tha Topi.
Duke u ndalur tek objektivi i FRD-së, Topi tha se, “Parulla jonë kryesore është t’i japim fund tranzicionit, ne jemi në garë për pushtet politik, por ndryshe nga ata që e kanë dhe tentojnë ta marrin”, tha ai më tej.
Më tej, Topi shprehu keqardhje për lënien në harresë të kësaj zone. “Zona juaj është lënë tërësisht në harresë. Është turp që e kanë lënë këtë zonë të Tiranës në këtë gjendje”, tha ai.
Sipas tij, populli i Tiranës duhet të ndëshkojë me votë, qeverinë e paaftë dhe të korruptuar sic e cilësoi Topi.
“Populli i Tiranës duhet të ndëshkojë me votë qeverinë e paaftë politikisht dhe të korruptuar, mashtruese, kryeministrin mashtrues që vazhdon të bëjë gëneshtrën e rashës”.
Duke u ndalur tek çështja e pronës, Topi premtoi zgjidhje e saj në mënyrë përfundimtare.
“Cështja e pronave është sot e kompromentuar, jo vetëm nga politika, por edhe nga administrata e korruptuar e kryeministrit, po e vuajnë jo vetëm individët që presin legalizimet por edhe ndërtuesit. Ne do ta zgjidhim në mënyrë përfundimtare”, tha ai më tej.
(m.a/BalkanWeb)