E Enjte, 5 Nëntor 2026

Meta: Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje qeverisë që të ndalë menjëherë rritjen sipas Metës abuzive dhe të shfrenuar të çmimit të karburanteve. Në një postim në Facebook Meta shkruan se sipas tij ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, ndërsa shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër. Ndaj për Metën babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!

“Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër.

Edhe sipas raportit të “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, 1 litër naftë në Shqipëri kushton më shtrenjtë se:

Në Slloveni 1.75 USD/litër

Në Kroaci 1.65 USD/litër

Në Rumani 1.6 USD/litër

Në Serbi 1.57 USD/litër

Në Bullgari 1.55 USD/litër

Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!

Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›