Zgjedhjet e 6 marsit, KQZ çertifikon kryetarët e rinj të bashkive

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka çertifikuar sot rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit.
Celibashi ka miratuar dhënien e mandatit për Bashkinë Shkodër, Bardh Sahisë; për Bashkinë Durrës Emiriana Sako; për Bashkinë Lushnje Eriselda Sefa, për Bashkinë Dibër Rahim Spahiu, për Vorën Blerim Shera dhe për Bashkinë Rrogozhinë i ka dhënë mandatin Edison Memollës.