Meta: SHBA asnjë letër "proteste" ndaj Shqipërisë
Kosova dhe thellimi i marrëdhënieve midis vendit tonë dhe vendeve ku Meta zhvilloi takime.
I pyetur mbi një letër të zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit për mbështetjen ndaj Withers për të gjitha ato çka ka vepruar ai në Shqipëri, Meta u shpreh se një letër e tillë nuk ekziston.
“Këto janë lajme spekulative. Puna ime si ministër i Jashtëm është që të shkëmbej letra me Uashingtonin. Mund t’iu them se nuk ka asnjë letër zyrtare drejtuar nga një shtet i jashtëm për ndonjë diplomat në Shqipëri”, është shprehur Meta para pak momentesh. Sipas tij, vlerësimet ndaj SHBA-ve janë maksimale dhe.
“Vlerësimet janë maksimale. është aleati jonë strategji dhe marrëdhëniet janë dhe do të jenë shumë të mira”, vijoi ai. Lajmi mbi ekzistencën e një letre të tillë u bë publik mbrëmë nga tv TCH, sipas të cilit Sekretarja Amerikane e Shtetit jepte mbështetjen e saj ndaj të gjitha qëndrimeve të ambasadorit amerikan në Tiranë, John Withers, i cili në jo pak raste është akuzuar nga maxhoranca se mban qëndrime personale për shumë çështje në vend.