E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat jo dhurate por merite e reformave te qeverise shqiptare

11-11-2010 / Gazeta 55

Ministri i Jashtem italian Franco Frattini

Ndonese dy vjet me pare mberriti ne Tirane ne cilesine e Zevendespresidentit te Komisionit Europian per ti hapur driten jeshile dialogut politik Shqiperi ndash Bashkimi Evropian per liberalizimin e vizave tani shprehet i kenaqur qe vendi yne arriti ta permbylle me sukses kete proces.
Nepermjet nje mesazhi video ministri i Jashtem italian Franco Frattini ka uruar qeverine shqiptare per kete arritje qe sic tha nuk eshte nje dhurate e Brukselit por nje rezultat i bazuar ne punen e autoriteteve shqiptare. Mendoj se Shqiperia e meritonte ky rezultat nuk eshte nje dhurate e Evropes por nje rezultat te cilin autoritetet shqiptare e kane merituar me punen dhe me bashkepunimin me Evropen. Urime te gjithe miqve shqiptare per kete sukses te cilin e keni merituar qeverise shqiptare kryeministrit Berisha dhe te gjithe atyre qe kane dashur te arrijne bashkerisht kete rezultat te madh u shpreh ministri Frattini.
Duke nenvizuar faktin se Italia ka perkrahur dhe inkurajuar pa rezerva Shqiperine ne arritjen e ketij objektivi ministri i Jashtem Italian shprehu bindjen se Shqiperia shume shpejt do te behet pjese e familjes europiane. Jam i sigurt se ky rezultat do te afroje akoma me shume Shqiperine me Bashkimin Evropian. Qe te mos jete fundi i nje rruge por nje etape e ndermjetme. Duam te shohim Shqiperine ti bashkohet sic ka bere mbas anetaresimit ne NATO edhe familjes se madhe te Bashkimit Evropian. Sic dihet ne mbeshtesim anetaresimin ne BE deklaroi kryediplomati italian.
Ministri i Jashtem Italian e mbyll mesazhin e tij duke ftuar te rinjte shqiptare te vizitojne Italine si dhe te ndjekin studimet ne universitetet e vendit fqinj per tu ndjere me afer sic tha ai me nje vend mik si Italia.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›