E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryezë për Gjykatën Administrative, Rama: Ligji i ri do të jetë cilësor

Për të dytën ditë radhazi Partia Socialiste ka mbledhur tryezën me ekspertët për të diskutuar mbi projekt-ligjin për Gjykatën Administrative, projekt-ligj i miratuar parimisht ditën e hënë nga Kuvendi i Shqipërisë. I pranishëm në këtë tryezë, lidershipi i selisë rozë Edi Rama theksoi se ligji i ri i ka të gjitha mundësitë të jetë cilësor dhe produkt i të gjitha palëve.
 

Ndërkaq deputeti socialist, Fatmir Xhafaj është shprehur se drejtësia përbën një nga sfidat kyçe drejtintegrimiteuropian të Shqipërisë.

“Drejtësia përbën një nga sfidat kyçe drejt integrimit europian të Shqipërisë. Opozita ka dhënë kontributin e saj në këto sfida”, ka theksuar Xhafaj.
 

Më pas fjala iu kalua ekspertëve dhe të interesuarve në fushën ligjore që ka të bëjë me ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Administrative.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›