Meta: Shqiperise i duhet “koalicioni per punesimin”
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, e ka cilesuar hapjen e vendeve te reja te punes, si nje prioritet jo vetem te LSI-se, por gjithe mazhorances aktuale. Meta u shpreh se vendit i duhet nje koalicion per punesimin. Deklarata e kreut te LSI-se u be dje ne viziten qe zhvilloi ne nje kompani “Call Center” ne kryeqytet. Kreu i LSI-se, u shpreh se do t’i jepet nje mbeshtetje maksimale biznesit “Call Center” ne Shqiperi, pasi sipas tij kjo mbeshtetje do te ishte ne sherbim te rritjes se punesimit. Meta tha se bashke me biznesin fason, “Call Center” eshte nje tjeter mundesi e shkelqyer ne Shqiperi per hapjen e vendeve te reja te punes. “LSI beson se “koalicioni per punesimin e qytetareve”, eshte koalicioni qe i duhet Shqiperise ne keto kohe te turbullta si ne Greqi ashtu edhe ne Itali, ne menyre qe kriza e tyre mos te kete vetem efekte negative, por edhe oportunitete te reja per thithjen e investimeve te huaja ne vend, sepse “Aleanca me bizneset” qe punesojne qytetaret, sidomos te rinjte, eshte ajo qe hedh themelet per nje zhvillim ekonomik te qendrueshem te vendit dhe LSI eshte e vendosur te beje gjithcka per kete mision”, u shpreh kreu i LSI-se. Meta vleresoi se biznesi fason dhe biznesi “Call Center” jane nje mundesi e shkelqyer per te rritur punesimin. “Eshte nje kenaqesi e vecante per te vizituar nje biznes shume te suksesshem te sherbimit “Call Center” ketu ne Tirane, qe eshte nje nga aktivitetet me te dobishme dhe me produktive per te hapur vende te reja pune , sidomos per gjeneratat me te reja. Se bashku me biznesin fason, biznesi “Call Center” eshte mundesia me e shkelqyer per te rritur punesimin ne nje kohe te shpejt dhe ne e mbeshtesim plotesisht hapjen e ketyre bizneseve te reja ne vendin tone, te cilat nuk kane ekzistuar 5-6 vite me pare”, u shpreh dje kreu i LSI-se. Meta theksoi se pavaresisht impaktit negativ te krizes nga vendet fqinje, si Greqi dhe Itali, Shqiperia duhet te jete vigjilente per te shfrytezuar edhe mundesite qe sjellin investimet e huaja ne aktiviteteve te tilla biznesi ne vendin tone. “Se mbeshtetja per keto aktivitete, per keto biznese, eshte nje domosdoshmeri qe ne te rrisim ne nje kohe sa me te shkurter numrin e te punesuarve, sidomos te vajzave te reja dhe te djemve te rinj, te cilet njekohesisht kane edhe kualifikimin apo mund ta fitojne ate ne nje kohe shume te shpejte per te ofruar kete sherbim. Sot jane me mijera te punesuar ne “Call Center”, kjo fale edhe krahut te lire te punes, por edhe barres se ulet fiskale ne vend”, tha Meta. Kreu i LSI-se shtoi se punesimi i te rinjve ka qene dhe mbetet jo vetem prioriteti kryesor i programit ekonomik, por edhe obligimi me i madh qe klasa politike ka ndaj gjenerates se re.