Përmbytjet,Shkodër 2000ha nënujë, Fier del nga shtrati Semani
Të tjera rreth shkrimit Në Shkodër dje u evakuan 110 familje Korça me borë, akset me ngrica FOTO /VD/ VD/Banorët:U shkatërruam Përmbytje Fier,Lezhë,Vlorë, /FOTO Krujë, RENEA evakuon banorët
TIRANE- Ndërprerja e shirave ka përmirësuar disi situatën në zonat e përmbytura. Por në Fier ka dalë nga shtrati lumi Seman duke përmbytur toka në komunën Mbrostar dhe Jakobinë.
Në Shkodër ndërprerja e shirave, dhe rënia e intensitetit të shkarkimeve nga HEC mbi kaskadën e Drinit kanë bërë që uji të tërhiqet por në hartën e përmbytjeve mbeten komuna Ana e Malit, Bërdicë dhe Dajçi i bregut të Bunës. Vazhdojnë të mbeten nën ujë mbi 2000 ha tokë. Ndërkohë që në lagjet periferike si Ajasëm dhe Bahçallëk banorët e evakuar janë rikthyer në banesat e tyre për t’iu rikthyer jetës së përditshme.
FIER,DEL NGA SHTRATI LUMI SEMAN
E ndërsa lumi Vjosë gjatë orëve të mbrëmjes ka ulur intesitetin e prurjeve një tjetër lume ai i Semanit që derdhet në detin Adriatik ka dale nga shtrati gjatë natës. Korrespondenti i TV A1REPORT! Kristaq Thano informon se janë përmbytur zonat që ndodhen nën nivelin e lumit. Dëmtimet janë në fshatrat Jakobinë, në komunën e Strumit si dhe në tokat e Myzeqesë në komunën Mbrostar.
Dalja nga shtrati e lumit Seman ka përmbytur tokat bujqësore, dhe bazat ushqimore për bagëtitë.
Kanë rënë dhe prurjet në lumin Vjosë, çka ka sjellë një përmirësim të situatës në komunën Novoselë. Ndërkohë që prezent është problemi në fshatin Fitore 30 banesa vijojnë të mbeten nën ujë.
Në raportimin e fundit të pasdites së djeshme Ministria e Brendshme informonte se në të gjithë vendin 160 familje ishin evakuuar nga banesat për shkak të përmbytjeve në Shkodër, Vlorë dhe Durrës, ndërkaq gjendeshin nën ujë 2855 ha toke në të gjithë vendin.
(sg.shqiptarja.com)