E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident në takimin e PS, Rama nxjerr jashtë simpatizantët

Takimi i djeshem i Partise Socialiste ne qytetin e Bulqizes, eshte shoqeruar me incidente dhe tensione. Shkak eshte bere prezantimi i kandidatit per deputet ne Qarkun e Dibres, Shkelqim Cani. Nje pjese e anetaresise se PS-se ne qytetin e Bulqizes, ka kerkuar qe ne kete qark, te kandidoje anetari i Asamblese Kombetare te PS, Ardit Kaja. Ne momentin qe ne takimin e zhvilluar ne Pallatin e Kultures se Bulqizes eshte ftuar qe te flase Cani, qindra simpatizante kane nisur te fershellejne dhe te brohorasin emrin e Ardit Kajes. Thirrjet kunder Canit kane bere qe situata te tensionohet dhe te dale jashte kontrollit. Ne kete moment ka nderhyre kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Me tone te ashpra, Rama u eshte drejtuar simpatizanteve duke u shprehur se nuk pranonte qe ne takimet e tij te behej zhurme dhe te fershellehej apo te bertitej. Disa prej anetareve dhe simpatizanteve te PS kane akuzuar kryesocialistin. “Ti nuk pyet per ne dhe nuk na perfaqeson. Nuk pyet per Shqiperine, po bllokon integrimin”, kane qene disa nga akuzat qe i jane bere Rames gjate debateve. Kjo situate ka zgjatur per rreth 10 minuta. Me pas, mbeshtetesit e Kajes jane larguar nga salla nisur dhe nga urdhri i drejtuesve lokale dhe deklarata e kreut te Partise Socialiste. Nderhyrja e kreut te PS-se, duket se ka qetesuar disi situaten, nderkohe qe ka kerkuar nga mbeshtetesit e Kajes, qe te dalin jashte. Me pas takimi ka vazhduar me prezantimin e programit, per arsimin dhe rendin. Ne fjalen e mbajtur ne takim, kreu i PS-se ka lene te kuptohet se Ardit Kaja nuk do te jete kandidat per deputet ne zgjedhjet e 23 qershorit. Kaja ka qene deputet i PS ne legjislaturen e vitit 2001 dhe me pas ka qene drejtues Inspektoratit Ndertimor ne Bashkine e Tiranes, gjate kohes qe kjo bashki drejtohej nga Rama Vete kreu i PS-se, nuk ka komentuar incidentin ne komunikimet qe ka bere on-line ne rrjetet sociale. Madje e ka cilesuar si te suksesshme. “Pas dy takimesh super-entuziaste ne Burrel e Bulqize per programin, sonte ne Peshkopi per Konferencen e neserme Rajonale. Rilindje per Dibren”, shkruan Rama ne adresen e tij ne “Facebook”. Tensionet e ndodhura dje ne Bulqize, shenojne incidentin e dyte publik te kreut te PS-se me bazen e anetaresise. Nje jave me pare, gjate takimit ne Kukes, nje pjese e anetaresise e ka pritur Ramen me protesta dhe parulla, ku i kerkonin respektimin e statutit te partise. Shkak per tensionet ne Kukes eshte bere zgjedhja e kreut te PS-se se rrethit pa votim dhe pa respektuar statutin e partise, por edhe emerimi i kandidatit Vexhi Mucmata dhe heqja nga lista e deputetit aktual Asllan Dogjani. Kreu i PS-se e ka justifikuar mos rikandidimin e Dogjanit, me argumentin se ne disa zona, perfaqesuesit e PS-se nuk kane qene ne nivelin e duhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›