E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Prioritet, rritja e bizneseve dhe nxitja e punesimit

Kryeministri Sali Berisha, mblodhi dje Task-Forcen Rregullatore me pjesemarrjen e perfaqesuesve te rendesishem te biznesit, ku u diskutua per reformat e ndermarra per nje klime me favorizuese per tregun e lire, si dhe kerkesat e biznesit. Kryeministri tha se Shqiperia eshte e vendosur te krijoje mjedisin me liberal dhe me te lire per tregun. Ndersa shtoi, se tregu i lire eshte gjeneratori i rritjes ekonomike, ndaj kontrollet nuk duhet ta ndryshojne tregtine, qe sipas kreut te qeverise, ka rendesi jetike ne vend. Nga ana e tyre, investitoret e pranishem perfituan nga ky takim per t’i shprehur shqetesime kryeministrit per probleme te ndryshme qe hasin gjate aktivitetit te tyre. Nje nder keto shqetesime, ishte edhe zvarritja e funksionimit te Gjykates Administrative. Per te cilen Berisha tha se nese gjendet dialogu me palen tjeter, atehere mazhoranca eshte e gatshme ta votoje qe javen e ardhshme. Per here te pare kryeministri foli edhe mbi debatin per cilesine e qumeshtit, duke garantuar se siguria qendron mbi gjithcka.

Zoti kryeminister, kerkesa jone e vazhdueshme eshte qe Dhomat e Tregtise, te institucionalizohen dhe forcohen. Duke ju falenderuar per nismat qe i japin frymemarrje sipermarrjes, sic eshte VKM-ja per heqjen e TVSH-se se makinerive, shume sipermarres presin te sjellin makinerite e tyre, pasi ky vendim nuk ka hyre ne fuqi. Kemi kerkesa nga sipermarres, qe pretendojne te punesojne studente te sapodiplomuar duke perfituar nga VKM-ja per heqjen e taksave per punesimet e reja dhe nuk kemi ende nje pergjigje, se kur mund te filloje rekrutimi i ketyre nepunesve te rinj?

Une mund t’ju siguroj se qeveria eshte e interesuar per nje dialog konstant me biznesin dhe perfaqesuesit e tij ne Dhomat e Tregtise. Lidhur me ceshtjet qe ju shtruat, duke shprehur qarte qendrimin tim kunder cdo lloj tarife shtese mbi biznesin, pervec heqjes te sa me shume tarifave ndaj tij, nuk mund te jem dakord qe ne ta bejme te detyrueshem dhe me “fee” te caktuar, regjistrimin e biznesit nga Dhoma. Jam plotesisht dakord me variantin e dyte qe ju jepni, qe ne te shqyrtojme se cfare sherbimesh, kundrejt po atyre detyrimeve qe ka biznesi kur i merr ato nga administrata, te mund t’i marre nga Dhoma e Tregtise. Per kete, une nuk kam asnje kundershtim. Une do te kerkoj te shqyrtohen me objektivitet, se cilat jane ato. Lidhur me hyrjen ne fuqi te ligjeve dhe vendimeve te paketes, me te cilen qeveria synon t’i jape nxitjen me maksimale prodhimit dhe punesimit, nuk ka pasur asnje shkak tjeter vonese, pervecse sugjerimeve te biznesit dhe grupeve te interesit, qe me te drejte kane kerkuar qe ato te jene sa me te plota. Vijme tek nje moment, te cilin une e kam shume perzemer, tek punesimi i te rinjve. Ne i qendrojme fjales sone dhe jemi te vendosur qe per cdo te ri te punesuar, per tre vjet te marrim persiper cdo lloj detyrimi, me kushtin qe askush te mos mund te beje zevendesimin e punonjesve ekzistues, me te rinjte. Te dashur miq, per kete, se bashku me ju do te perpunojme kodin, qe te mos mund te ndodhe kurre qe ky punesim te behet ne kurriz te c‘punesimit te atyre qe jane atje, sepse, ne rast se ndodh kjo, do te ishte nje mekanizem fatkeqesie. Kjo eshte delikate, sepse qeveria mund te percaktoje rregulla shume te qarta e te forta, por ne nuk duam qe per hir te ketij faktori, te demtohet fleksibiliteti juaj ne pune-marrje. Pra, jemi ne nje moment qe na duhen kritere shume te qarta, qe t’i perpunojme se bashku dhe ta vendosim mekanizmin menjehere. Vendimin e kemi marre. Ju keni bere nje propozim dhe sigurisht ai po studiohet.

Zoti Kryeminister, problemi yne i madh dhe i gjithe kompanive fason eshte destinacioni i mbetjeve. Propozoj qe te liberalizohet ky element. Ne bejme deklarime te pavlera, sikur keto mbetje eksportohen. Ne dokumentet doganore, ne, ose duhet te liberalizohemi, ose te mos behen dokumente te ri-eksportit..

Dogana eshte nje porte. Ne qofte se kalon aty, dogana eshte kontroll. Por, cila forme kontrolli? Une e quaj porte, ju mund ta quani kontroll. Cili eshte lehtesimi qe kerkoni ju?

Vetedeklarimi nga ana e biznesit qe keto mbetje nuk i riciklojme per efekt fitimi, te cilat i paguajme qofte tatimin e fitimit, qofte TVSH-ne. Une vetedeklaroj, qe keto mbetje i djeg per interesat e mia, ua jap punonjesve per t’i ndihmuar ne familjet e tyre. Pra, vetedeklarimi qe ato nuk jane per qellime fitimi. Mbetja eshte thjesht nje vetedeklarim. Ato nuk kane asnje vlere...

Une te garantoj qe do e shqyrtojme. Ju keni shtruar nje ceshtje dhe bindja ime eshte se ceshtja qendron. Cila do te jete zgjidhja? Do te krijohet nje grup pune, do ta studiojme dhe absolutisht do t’i japim pergjigje qe te thjeshtojme ne maksimum burokracine e qendrimit ndaj ketij problemi, ne qofte se ajo ekziston. Nderhyrjen e konsideroj te dobishme, sepse ka shume nisma. Po marr doganat. Per eksport kerkoheshin 7 dokumente dhe ne e kemi zbritur ne 2 apo 3 dokumente. Pra, ne synojme te bejme gjithcka qe t’jua thjeshtojme punen. Jam plotesisht dakord me ekspozene e zotit Bode. Une ju thashe qe materialet nuk jane pare, ketu jane ekspozuar per here te pare. Nuk mund te kete shtime licencash. Do te kete vetem heqje licencash. E dyta, jam i bindur qe autorizimet per shtyrje detyrimi, jane keqkuptuar. Natyrisht, ato do te jepen. Eshte interesi i biznesit. Eshte nje privilegj dhe nuk eshte nje detyrim ndaj atij rasti. Perseri insistoj, vete QKL-ja duhet te shqyrtoje me lupe cdo licence te vendosur aty, sesi i ka ardhur koha ta heqim fare. Aty ku shtrohet problemi per sherbime me te lehta, ne nuk ngurojme t’i adresohemi.

Perfitoj nga rasti t’ju falenderoj ju zoti Kryeminister dhe qeverine tuaj, per vendimmarrjen per heqjen e TVSH-se per imputet blegtorale bujqesore. Duke marre keto masa, ne i japim mundesi biznesit, fermereve te zhvillojne ndermarrjet e tyre. Mendoj se eshte e udhes qe aplikimi te behet sa me i shpejte, sepse ka shume ndermarrje, qe vazhdojne te paguajne akoma. Nje tjeter problem qe doja te ngrija, eshte qe t’i japim mundesi kompetitive fermave, fermereve tane dhe ndermarrjeve te tjera te transformimit, duke e mbrojtur akoma me teper produktin vendas.

Ju falenderoj per problemet qe ngritet. Per te paren, ligji ka kaluar ne qeveri dhe eshte ne parlament, do te votohet dhe do te hyje ne fuqi. Eshte shume i plote. U vonua pak, per t’u plotesuar me cdo gje. Per te dyten, ju falenderoj. Zoti Bode eshte ketu dhe me duket nje sugjerim shume i drejte. Natyrisht jam absolutisht per dimensionin me te madh te lirise se tregtise, por reciprociteti te imponon. Ne rast se na imponojne kufizime, atehere ne detyrohemi per hir te barazise, te ngrihemi ne ate nivel. Ne bejme gjithcka per te nxitur prodhimin vendas. Une nuk jam prononcuar, por agresioni qe u be ndaj prodhimeve te disa fabrikave te qumeshtit ketu, e quaj jashtezakonisht te nxituar. Une jam mjek dhe nuk do ta imagjinoja kurre te pranoja edhe gjene me te vogel, qe do te demtonte shendetin e te tjereve. Por, e verteta eshte qe kemi te bejme ne rastin konkret, me nje beteje transatlantike tregtare. Ne rast se aflatoksina ne Evrope eshte me 0.05 nanogram dhe ne Shtetet e Bashkuara eshte me 0.5, do te ishte marrezi, ne qofte se per nje moment dikush mendonte se Drug & Food Organisation, do te pranonte te cenonte me asgje shendetin e qytetareve amerikane. Nuk ka nje institucion te dyte me serioz se ai, per sa i perket kontrollit te normave dhe standardeve. Evropa ka adoptuar nje standard te ri dhe ne dora-dores, do te ecim drejt tij. Ketu kemi pasur kete problem edhe me mishin. E njejta gje u krijua me mishin. Zoterinj, ne do t’i zbatojme standardet evropiane, por do t’i zbatojme duke ecur drejt tyre. Ne qofte se une vendos tani standardin evropian, standard qe per cdo lope ka 3 euro ne dite subvencion, duhet te mendojme per kete pune. Standardi amerikan nuk e cenon kurre shendetin. Tani eshte vendosur ky standardi tjeter. Eshte vendosur, sepse kane disa rregulla, ju i thate vete, konkurrence, mbiprodhimi, mbrojtja qe u bejne cmimit etj.. E kam ndjekur me shume vemendje dhe ka qene nje agresion psikologjik mbi qytetaret. Nje studente nga Vlora me shkruante e tronditur nga lajmi se qumeshti qenka toksik, me substanca te tilla. Amerika ka ushqyer boten dhe kjo eshte e verteta, po t’i kthehemi pasluftes, sepse tani nuk ka nevoje. Po ashtu ka elaboruar metoda qe rrisin prodhimin. Metoda qe, e verteta eshte, edhe ata qe i kane kundershtuar per qellime protektive, po shkojne duke u hapur rrugen. Duke theksuar te gjitha keto, une shpreh ne menyre te qarte se Shqiperia ecen drejt Bashkimit Evropian dhe do te zbatoje standardet, por duke ecur drejt tyre. Nuk mund te them se jam dakord ne kete moment qe te jete ky standard dhe standardi tjeter jo. Pse duhet te demtoj prodhimin tim, kur standardi tjeter ka zero impakt mbi shendetin e qytetareve?!

Doja t’ju falenderoja ju, zoti Kryeminister dhe kete Task-Force. Task-Forca, me autorizimet, me licencimet nuk ndalon, por nxit politika qe diku inkurajon dhe diku dekurajon. Mendoj se duhet te ndermerret nje politike qe te nxitet dhe inkurajohet me i miri, si dhe do te jete mire qe keto mbledhje te zhvillohen here pas here.

Ju falenderoj shume per propozimin dhe ju garantoj se do te behet realitet. Task-Forca nuk ka asnje pengese. Perkundrazi, eshte shume e interesuar te kete mendimin sa me te gjere te bizneseve, te botes akademike, te grupeve te interesit. Jam plotesisht dakord me sugjerimin tuaj. Kjo do te behet nje realitet. Po te jete puna per siguri, asnje qumesht nuk eshte me i sigurt se qumeshti industrial. Kete duhet ta dije cdo njeri qe synon sigurine. Por eshte i sigurt edhe qumeshti tjeter. Standardet jane standarde. Ata qe mbrojten standardin evropian mbrojten nje standard te vertete, por e verteta tjeter eshte se standardi amerikan nuk eshte absolutisht kercenues per shendetin. Te paret japin per cdo lope 3 euro ne dite subvencion, ndersa ne nuk kemi nje mundesi te tille, por do te gjejme mundesi te tjera t’i nxisim dhe t’i mbrojme. Faleminderit.

Lidhur me problemin e sherbimit urban te Tiranes. Prej 5 vitesh cmimi i biletes qendron 30 leke. Problemi eshte se na jane rritur kostot dhe kjo veshtireson sherbimin e transportit publik, ndaj kerkojme te shihet mundesia per te lehtesuar aktivitetin tone.

Ju keni derguar nje material lidhur me transportin urban. Kete material e kemi shqyrtuar dhe bashkia e Tiranes, mesa kam une dijeni, eshte marre e po dialogun me shoqaten tuaj. Ne deshirojme qe te gjendet nje zgjidhje. Sikunder ju siguroj se prirja jone eshte e plote, per te gjitha lehtesite e mundshme qe mund t’ju krijojme dhe jemi te vetedijshem se duhet te marrin zgjidhje probleme qe krijohen nga abuziviteti me abonete e te tjera. Sidoqofte te jete nje perllogaritje e kostos dhe mbi bazen e saj duhet te negociohet me ju per qendrimet e reja.

Ne problem lidhur me koncesionaret e makinave te reja. Koncesionaret kane investuar shume dhe sallonet e tyre jane te standardeve perendimore. Ne kerkojme te lehtesohet puna jone dhe te mos stimulohet futja e makinave te perdorura, pasi edhe koncesionaret krijojne..

Ajo qe mund te bejme eshte se ne mund te kontribuojme qe shqiptaret t’i blejne makinat e reja ne Shqiperi, sepse ekziston nje praktike qe edhe mbeshtet tregun e brendshem te makinave te reja, edhe i ben ato te mundshme te blihen. Ndersa kufizimi qe ne kemi bere, jua them me sinqeritet, ka qene arbitraritet shume i rende. Kjo sepse shumica e shqiptareve nuk jane ne gjende te kene makine te re dhe kjo eshte nje e vertete. Edhe kjo pjese e qytetareve proteston me te drejte dhe ne mesazhet e letrat qe me dergojne me thone: nuk kemi pse te penalizohemi, kur ne vende te tjera nuk i kane keto penalitete. Ajo mase nuk ka pasur asnje qellim tjeter, vecse nje qendrim te drejte ndaj qytetareve. Duhet te uleni me doganat e te percaktojme ca rregulla per t’ju ndihmuar juve. Mundesite gjenden. Ketu jane te gjitha markat e makinave, nder me te mirat dhe jane krijuar sic e thoni ju, sallone te autoveturave nder me dinjitozet. Te shohim sesi mund ta orientojme publikun qe blen makina te reja drejt tyre, por publiku tjeter duhet te kete gjithashtu te drejten te bleje makina sipas mundesise se tij.

Mendojme edhe se dy vitet e para nuk eshte e nevojshme te behet kolaudimi i makinave te reja, pasi jane makina te reja jane te kolauduara nga fabrikat..

Ministri i Transportit thekson se kjo eshte hequr dhe per dy vitet e para nuk behet kontroll. Por gjate ketyre koheve kam marre disa ankesa nga qytetaret per organizimin e ketij sherbimi ne teresine e tij, per pagesen e takses, kontrollin. Ministria po shqyrton nje forme te re organizimi me te pershtatshem, te sherbimit ndaj qytetareve per kontrollin e makinave.

Ka ardhur koha te behet edhe reforma e institucione te biznesit duhet bere nje reforme per te rregulluar marredheniet institucionale mes biznesit e qeverise. Ne kemi propozuar qe disa keshilla si Keshilli Konsultativ i Biznesit, Keshilli Tatimor, Keshilli Kombetar i Punes te behet Keshilli Social Ekonomik, sic e kane vendet evropiane. Mendoj se ka ardhur koha qe kjo te behet.

Une ju falenderoj shume per sugjerimet qe bete dhe jam absolutisht dakord ne lidhje me Keshillin Social Ekonomik. Duhet te percaktohet ndertimi i Keshillit Social Ekonomik te vendit dhe opozita mund ta votoje ose jo, nuk mund ta paragjykoj qendrimin e saj, nderhyrje e ministrit te Punes: projektligjin e kemi gati. Nese ligjin e kemi gati, atehere ta cojme ne parlament per votim.

Une dua te propozoj nje rruge me te thjeshte, qe ne mbledhjet e Task-Forces te behen te hapura me shoqatat e biznesit, problemi i te cileve diskutohet ne ate mbledhje. Ne i kemi mirepritur te gjitha lehtesite qe ju keni menduar per biznesin, por ne kemi edhe te tjera.

Sa i perket Task-Forces, ajo do te mblidhet ne mbledhje te hapura, por nuk mund te perjashtohen mbledhjet e mbyllura pastaj, pasi aty do te renditen ceshtjet e diskutuara per miratim. Ne mblidhemi rregullisht, i marrim konkluzionet nje e nga nje dhe i miratojme. Edh propozimi juaj ben kuptim qe per te kursyer kohe, Task-Forca mund te mblidhet me gjeresisht me nje sektor, kur ky sektor ka nje problem. Persa i perket dokumentit, ne e mirepresim ne cdo kohe. Ne jemi te hapur te shqyrtojme te gjitha propozimet qe vijne nga biznesi dhe i konsiderojme ato shume te cmuara. Ne kemi dialog konstant me biznesin. Tradita jone eshte dialogu konstant. Ka nje gje qe ne nuk mund ta pranojme: rritjen e taksave.

Zoti Kryeminister, perfaqesoj Shoqaten e Artizaneve te Shqiperise. Une kerkoj qe per keto artizane, qe jane bere biznese familjare, te shihet me me kujdes, qe per 3 deri ne 5 vjet te ndihmohen nga fondi qe ka percaktuar qeveria...

Ju siguroj se per mua, per qeverine, nxitja dhe zhvillimi i artizanatit eshte i nje rendesie shume te madhe, para se gjithash, per punesimin qe krijohet. Ky sektor puneson qindra mijera, por ka edhe nje filozofi, e cila ka funksionuar. Kjo filozofi e ky parim thote se ne cdo fshat ka apo prodhohet dicka me e mire, se kudo tjeter ne bote dhe kjo eshte nje e vertete. Ky parim eshte ndjekur per dekada e dekada dhe ne duhet ta vazhdojme ate. Ne kemi caktuar nje fond dhe do ta rrisim ate, edhe pse une personalisht jam kunder grandeve, por shoh efektin e shkelqyer dhe praktiken e shkelqyer qe u krijua ne bujqesi. Te dashur miq, ne bujqesi nga 2007 e deri me sot, ne u kemi dhene 42 mije familjeve te fermereve shqiptare, grande, absolutisht, te gjitha me kontroll dhe shikoni efektin e tyre sot. Ato jane dhene ne meriten e atyre qe kane menaxhuar procesin lokalisht. Une mund t’ju them se nga 2007 e deri me sot nuk kam pasur me shume se 10-15 ankesa ne total. Ne kemi krijuar nje praktike pozitive qe ne pamje te pare mund te mendosh se eshte problematike, sepse ata fitojne pasi propozojne projektet. Por une si kryeminister nuk kam pasur nga 2007 e deri me sot, me shume se 10-15 ankesa per padrejtesi per vleresim jo objektiv. Ne te njejten gje do te bejme me artizanatin. Ne do ta nxisim dhe do te bejme gjithcka per punesimin.

Zoti Kryeminister, perfaqesoj sektorin e minierave. Lidhur me lejet dhe licencat, ne jemi dakord qe ato te thjeshtohen dhe te behen sa me pak, por me pas, ajo qe do te quhet leje dhe licence, mendoj se duhet te kete vleren e vet dhe pastaj gjithe institucionet pergjegjes ta vleresojne ate.

Ka nje problem dhe do ta them haptas. Ne menyre absolute, ne cdo rast qe nje kompani ankohet, jepet urdher i prere te zbatohet ligji. Cfare po e pengon zbatimin e ligjit? Zbatimin e ligjit po e pengon nje praktike abuzive e disa prej ketyre kompanive, te cilat nga njera ane ankohen se keto po ia marrin punen dhe nga ana tjeter, ua blejne po atyre, sepse punojne ne te zeze. Gje, e cila eshte tmerresisht e demshme per sektorin minerar dhe con ne krijimin e fermave te kromit, te nikelit, te bakrit etj., pra, secili ne oborr te vet, e nxjerr. Perse ndodh kjo? Sepse kompania madhe qe kemi licencuar, ketej ankohet per ta, andej ua blen atyre. Ne duam qe keto kompani qe marrin licencen te ushtrojne biznesin e tyre dhe te zhvillohen me shume. Nuk zhvillohen minierat me kompani te vogla. Minierat zhvillohen me kompani te medha dhe kjo eshte praktike boterore. Prandaj, edhe me te gjitha kompanite minerare do te bejme nje takim per keto ceshtje. Ne jemi te gatshem t’ju japim plotesisht mbeshtetje, por ne menyre te perseritur, ajo qe na pengon me shume eshte ky lloj by pass-i qe na behet neve, per interesa te kompanive te medha. Ndaj, ne do te qendrojme plotesisht ne mbeshtetjen tuaj.

Une dua te flas per sektorin e fruti-kultures qe ka Dibra. I eshte dhene nje frymemarrje ketij sektori, por duam qe te mbeshtet edhe me tej, sikunder duhet te behet edhe rruga.

Ju siguroj qe shpejt do te jem ne Peshkopi per nje bashkebisedim me qytetaret dhe do te degjoj me shume kenaqesi te gjitha kerkesat, verejtjet, sugjerimet, kritikat. Meqenese jemi perballe kamerave, duhet te bejme nje shpjegim. Ne nje proces qeverisje fiksohen perparesite, por perparesite fiksohen ne varesi nga mundesite qe ke. Ndertimi i autostrades Tirane-Elbasan nuk ka qene nje premtim elektoral i kesaj qeverie dhe jo sepse e konsideronim te pavlefshem, por shume te kushtueshem. Ndaj kishim nje projekt tjeter qe kalonte ne trajektoren Baldushk-Pajove, por me krijimin e mundesive, ne e perparesuam ate per shume arsye dhe ne menyre absolute, jo per te lene pa ndertuar rrugen e Arbrit. Rruga e Arbrit do te ndertohet ne menyre te padiskutueshme. Duhet te them se autostrada Tirane-Elbasan spostoi disa projekte. Cfare do te bejme per rruget? Do te ndertojme rrugen Cerenec-Maqellare dhe do te vishet e tere rruga, sepse jemi te vetedijshme se eshte nje nga akset e shkaterruara qe do te ndertohet. Vertete ndertohen rruge te reja, por qellimi yne eshte t’i rikthejme ne forme edhe rruget e vjetra. Ne po ndertojme rrugen Tirane-Elbasan, por nuk do braktisim rrugen ekzistuese. Kjo eshte politika jone rrugore.

A ekziston mundesia qe Kryeministri ta shohe variantin e detyrimeve te prapambetura, te na i ktheje ne kompensim per TVSH-ne dhe tatim fitimin, sepse organet tatimore po na bllokojne llogarite, aktualisht?

Ju e bete propozimin, formulojeni. Une nuk mund t’ju jap nje pergjigje ketu, por ju siguroj qe do te shqyrtohet.

Ajo qe ndodhi me industrine e qumeshtin tregon qe kemi ecur mjaft perpara dhe tregon se zhvillimi i industrise nuk ka vetem ullinj, por ka edhe “thika”. Duhet te jemi te pergjegjshem per te marre ato masa, te cilat ngrene sistem dhe nuk bazohen tek deshirat. Ndaj duhet te ngrihet gjykata administrative. Ne kerkojme ngritjen e kesaj gjykate dhe do t’ia kerkojme edhe kryetarit te opozites. Se dyti, ka ardhur koha qe te ngreme sistemin e mbajtjes se pergjegjesive jo vetem administrative, por dhe ligjore.

Lidhur me Gjykaten Administrative, une ju garantoj ne emer te mazhorances se brenda javes, ne rast se ju ne dialog me palen tjeter shihni nje vullnet nga ata per ta votuar, atehere brenda javes ne e votojme. Nderkohe Keshilli i Larte i Drejtesise ka bere nje pune shume serioze per ngritjen e kesaj gjykate, pasi, per fat te keq, ne ligjin e saj u bene ca percaktime, imponime absurde, qe nuk pranoheshin nga askush, por moren zgjidhjen me te mire, perndryshe, mbetej e bllokuar, sepse kerkohej me ligj qe te huajt te merrni fuqi ekzekutive. Cmenduri te paimagjinueshme! Natyrisht, asnje i huaj nuk mund t’i lejoje vetes qe te marre fuqi ekzekutive ne nje vend tjeter. Por ketij problemi i dha pergjigje KLD-ja. Lidhur me pergjegjesine bilaterale, jam plotesisht dakord. Ka nje gje: eshte rritur ne menyre te ndjeshme disbursimi i TVSH-se, sepse ai ishte inekzistent me pare. Por kjo nuk do te thote qe problemi qe shtruat nuk qendron. Jam absolutisht dakord qe per vonesat, shteti te paguaje kamaten. Kur vjen puna tek paraja, ajo i ka shume te percaktuara qendrimet ndaj saj: ne qofte se te vonoj, une do te te paguaj interesin. Shume shpejt do te vendosen pagesat on-line. Brenda muajit qershor do te vendoset pagesa on-line ne dogana, pa pasur nevoje te kontaktosh me askend, por pagesen per detyrimin doganor e beni nga shtepia, nga telefoni juaj. Kjo praktike po eksperimentohet ne Gjibraltar, ne Gjeneve dhe ne kemi derguar ekspertet tane, per te marre modelin qe ta vendosim dhe ne.

Zoti Kryeminister, industria e turizmit eshte nje nga industrite me te rendesishme te vendeve te Mesdheut. Ne kemi mbeshtetur reformen rregullatore dhe heqjen e licencave ne kete sektor. Nje tjeter pike e rendesishme eshte problemi i TVSH-se. Eshte nje industri per eksport dhe tatohet me nje TVSH 20 per qind. Nga te gjithe vendet e Evropes, vetem dy vende e kane TVSH-ne mbi 15 per qind. Te gjithe vendet e Mesdheut e kane nga 3-10 per qind. Ne kerkojme qe te jemi te perafruar me vende e Ballkanit.

Eshte e vertete qe qeveria duhet te kete nje dialog me intensiv me perfaqesuesit e kesaj dege kryesore te ekonomise shqiptare. Ekziston nje dialog, por duhet te jete edhe me intensiv. Ato qe kerkoni jane krejtesisht normale. Ju kerkoni renditje dhe e vetmja gje qe e pengon ate eshte si te gjejme menyren me objektive per ta bere dhe jo spekulim. Ne rast se i vendos yjet hotelit, duhet t’u pergjigjesh standardeve. Ketu eshte i gjithe problemi. A eshte e mundur? Po, eshte plotesisht e mundur. Ligji eshte gati, por le te hapim nje debat me ju. Qeveria ka interes per ta bere renditjen, por, se pari, qeveria eshte e interesuar per proceduren me transparente dhe jo abuzive. Bashke me ministrine e Kultures le te ulemi dhe te percaktojme rregulla te ndershme. Por jo dike ta lumturojme dhe tjetrin ta demtojme, nepermjet nje sistemi. Per sa i perket propozimit te dyte, ne do ti shqyrtojme te gjitha propozimet tuaja me seriozitetin me te madh.

Kam nje verejtje. Ata qe dergojne perfaqesues te Task-Forcave, te dergojne njerez kompetente qe te trajtojne problemet ekonomike. Une jam pasionant pas tregtise. Kam vene re se qe kur m’u hoq detyrimi per te paguar kuotat te Dhoma e Tregtise, Dhoma e Tregtise nuk ekzistojne me. Dhomat e Tregtise nuk bejne me panaire, madje disa jane mbyllur, sepse nuk ka se kush u jep me financime?

Kriza qe sot ka pllakosur vendet e zhvilluara te Evropes nuk eshte afatshkurter, eshte nje krize e gjate. Ne e kemi bere kete si nje levizje qe, pavaresisht nga kriza, te nxisim me tej rritjen. Te nderuar miq, nderhyrjet qe kemi bere si ne taksen mbi te gjitha produktet qe nxisin prodhimin dhe vecanerisht me dy nderhyrje te tjera, per tatimin per te ardhurat personale per ata qe kane page nen 30 mije leke te reja dhe per te rinjte deri ne 3 vjet, ne i japim krahut te forces punetore te vendit nje dimension teresisht tjeter. Kjo do te thote qe per te njejten perqindje te rritjes se GDP-se, shkalla e punesimit do te jete shume me e madhe ne keto kushte. Ne besojme ne ato qe bejme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›