Meta: Si do fitojë e majta
Shtatë muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ish-kryeministri Ilir Meta ndihet optimist për fitoren e asaj çka ai e cilëson e majta progresiste. Në një rrëfim për "Shqip", kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim mendon se shqiptarët e kanë tanimë shumë të lehtë zgjedhjen që do të bëjnë para kutisë së votimit. Meta ndalet në rrëfimin e tij të gjatë në shumë pika kyçe, që shkaktojnë zhurmë në mjediset e politikës. Kreu i LSI-së thotë se ishte vija parimore dhe politike që ka ndjekur lidershipi socialist ajo që hapi një greminë të thellë midis dy partive. Greminë, mbi të cilën, në këndvështrimin e Metës, mund të vendoset një urë vetëm nëse Partia Socialiste do të kthehet në kursin e kthimit të vendit në normalitet kushtetues e ligjor, nëse ajo nuk do të tentojë të vërë dorë mbi votën e shqiptarëve. Një tjetër kusht është që në politikat e saj duhet të ketë në themel cilësinë e jetës e jo pasurimin e një kaste të re politikanësh. Katër vite, pasi u shkëput nga selia rozë, Meta sheh me shqetësim se si në PS kanë vazhduar të mbizotërojnë ato fenomene që detyruan edhe ndarjen e parë dhe krijimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Meta nuk preferon të ndalet te roli dhe qëndrimet e fundit të ish-kryeministrit Fatos Nano, duke u mjaftuar me konstatimin se kjo "është zgjedhja e tij në çdo rast". Në rrëfimin për "Shqip", ai zgjeron më tutje idenë e konsolidimit të polit të tretë në politikën shqiptare. Një sfidë kjo që e vendos përballë Sali Berishës dhe Edi Ramës, dy njerëz që në këndvështrimin e Metës kërkojnë të manipulojnë zgjedhjet e ardhshme dhe të asgjësojnë demokracinë në Shqipëri.
Zoti Meta, para pak ditësh i dhatë fund një greve 9-ditore në shenjë kundërshtimi ndaj Kodit të ri Zgjedhor. A e konsideroni të suksesshme si formë proteste?
Greva e urisë, ndonëse një formë demokratike, është një akt ekstrem, një mjet përfundimtar, që përdoret pasi nuk kanë funksionuar një sërë hallkash të rëndësishme të sistemit demokratik. Dhunimi i sistemit ishte ekstrem, ndaj dhe reagimi ndaj tij duhet të ishte ekstrem. Greva u përzgjodh si një mjet proteste dhe sensibilizimi për atë që po ndodhte. Kishte ndodhur dhunimi i hapur i një procesi normal që pritej të prodhonte një Kod Zgjedhor me standarde evropiane. Ishin injoruar thirrjet e vazhdueshme të BE-së dhe OSBE-së për gjithpërfshirje dhe transparencë. Administrimi i procesit zgjedhor në kod ishte realizuar në dhunim të plotë të rekomandimeve që vetë OSBE/ODIHR i kishte bërë në raportin e saj për zgjedhjet e 2005-ës, ku kërkonte që komisionet të mos dominoheshin nga dy partitë PD e PS. Ishin shkelur parimet themelore të dokumenteve ndërkombëtare për administrimin e zgjedhjeve të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës. Dhe kjo ishte bërë me vullnetin e plotë të Berishës e Ramës për të përcaktuar në mënyrë ilegjitime rregullat e konkurrimit politik për të gjitha partitë e tjera politike, kur tashmë dihet se mbështetja publike ndaj këtyre dy partive nuk e kalon as 50 përqindëshin. Pra, çfarë duhej të cenohej më tepër në demokracinë tonë, që nuk ka dalë akoma nga tranzicioni, se sa vetë themeli i këtij sistemi, zgjedhjet e lira e të ndershme? Mendoj se greva e arriti qëllimin e saj. Konfirmoi përfundimisht aferën e pamoralshme Rama-Berisha për të marrë peng demokracinë shqiptare dhe sqaroi si në dritën e diellit këtë qëllim përpara syve të të gjithë shqiptarëve.
Çfarë ndjetë zoti Meta teksa ish-vartës tuaj, gjatë kohës kur ishit Kryeministër, ju kalonin para duke injoruar grevën e urisë?
Nuk dua të ndalem aspak te dimensioni njerëzor i marrëdhënies së deputetëve të PS-së ndaj meje dhe kolegëve të mi. Ky dimension ka kohë që është shkatërruar tek ata njerëz që janë kthyer në kartonë të bindur ndaj një lidershipi që i terrorizon ata me futjen apo jo në listën e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme. Terrorizimi i tyre ishte evident, ishte frikë se po të na takonin do t‘i raportonin te kryetari i tyre. Por greva nuk kishte për qëllim t‘i bënte apel ndërgjegjes njerëzore të karaktereve të tillë, por ndërgjegjes politike, nëse u kishte mbetur ndonjë grimcë. Shumë prej deputetëve të sotëm të PS-së kanë përgjegjësi politike për të ruajtur arritjet më të mira të socialistëve në 18 vite tranzicion. Ata kanë përgjegjësi për Kushtetutën e miratuar më 1998-ën e më pas të shkatërruar po prej tyre. Greva kishte qëllim t‘u kujtonte atyre se ka akoma njerëz që janë gati të sakrifikojnë për lirinë e shqiptarëve, por edhe për lirinë e tyre të humbur për një karrige deputeti. U bë për t‘u hapur sytë atyre që i kanë të mbyllura sot dhe nuk kuptojnë se ç‘pasoja sjell krijimi i një kaste, që lirinë e çdo individi, të shprehur nëpërmjet votës së lirë e të barabartë, e trajton si pronë, apo monopolin e vet. Greva e urisë ishte një sakrificë në emër të mbrojtjes dhe dinjitetit të të gjithë shqiptarëve. Mbështetja qytetare gjatë grevës, por edhe pas saj, dëshmoi suksesin e kësaj alternative që zgjodhëm ne.
Keni deklaruar hapur se jeni të gatshëm të viheni në krye të një revolucioni demokratik në mbrojtje të votës. Çfarë nënkupton kjo, e përkthyer në veprime konkrete?
Kjo do të thotë, ashtu siç e konfirmoi edhe mitingu madhështor i para tri ditëve, se qytetarët e këtij vendi tashmë e kuptojnë rrezikun historik që përbën mohimi i lirisë dhe diskriminimi i votës së tyre. Ata e kuptojnë se përpara lirisë e barazisë së tyre për të zgjedhur ata politikanë e atë politikë që ata duan, fjalët e bukura, gjestikulacionet e kopjuara aktoriale, forumet populiste dhe premtimet elektorale janë një mashtrim i pastër. Prandaj, ky vend, deri në vendosjen e pushtetit të votës së lirë e të barabartë për çdo shqiptar, pavarësisht nga përkatësia e tij politike, do të endet nga kriza në krizë, nga tranzicioni në tranzicion. Demokracia në Shqipëri është në rrezik deri në vendosjen e institucionit të votës së lirë e të barabartë për të gjithë shqiptarët. Në funksion të këtij qëllimi do të organizohet e gjithë axhenda kryesore politike e LSI-së, në qendër dhe në bazë, derisa çdo shqiptar të shprehë lirinë e tij të zgjedhjes me vullnet dhe barazi të plotë. Ndërkohë që do të krijojmë struktura të mirorganizuara në mbarë vendin pranë çdo qendre votimi dhe pranë çdo qendre numërimi dhe këto struktura do të jenë të trajnuara nga ekspertë ndërkombëtarë të specializuar për të përballuar zgjedhjet me risk të lartë.
Teksa po u afrohemi zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, duket qartë se mes PS-së e LSI-së nuk do të ketë asnjë pakt, qoftë edhe mossulmimi, aq më pak një aleancë. A shikoni mundësi për bashkëpunim paszgjedhor dhe mbi çfarë kushtesh?
Bashkëpunimi politik ndërtohet mbi objektiva të përbashkëta politike, mbi baza parimesh dhe vlerash. Tashmë është bërë e qartë se lidershipi i PS-së prej një viti ka zgjedhur partneritetin me PD-në dhe Sali Berishën për të realizuar shkatërrimin e Kushtetutës, për të përcaktuar sistemin dhe Kodin Zgjedhor në mënyrë tinëzare dhe malinje, për të përfituar padrejtësisht në kurriz të partive të tjera, por edhe për të realizuar shumë afera ilegjitime ekonomike personale midis tyre, siç është rasti i ndryshimit të ligjit për sportin për t‘i hapur rrugë shkatërrimit të sport-klubeve të njohura Partizani dhe Dinamo. Po kështu, në mënyrë konsensuale ata kanë planifikuar shkatërrimin e kurorës së gjelbër dhe parkut te Liqeni Artificial për të ndërtuar kulla deri në 33 kate, ku përfitimet janë prej disa milionë dollarësh, apo ndërtimin e parkingjeve nëntokësore tek parku "Rinia" dhe para stadiumit "Qemal Stafa", për të kënaqur orekset e secilës palë. Këto afera konsensuale të Ramës dhe Berishës, do të kenë pasoja për mjedisin, ajrin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.
Të gjitha këto marrëveshje ne i kemi denoncuar dhe dënuar me forcë. Pra, vija parimore dhe politike që ka ndjekur lidershipi i PS-së ka hapur një greminë të thellë midis saj dhe LSI-së, greminë mbi të cilën mund të vendoset një urë vetëm nëse PS-ja do të kthehet në kursin e kthimit të vendit në normalitet kushtetues e ligjor, nëse ajo nuk do të tentojë të vërë dorë mbi votën e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme, nëse politikat e saj do të kenë në themel të tyre cilësinë e jetës së gjithë shqiptarëve dhe jo pasurimin e një kaste të re politikanësh gjoja të rinj, që fshehin makutërinë e tyre pas politikave gjoja "të reja".
Zoti Meta, si e keni pritur krijimin e PS‘91, ndarja e dytë e Partisë Socialiste, që pas largimit tuaj në vitin 2004?
E kam parë me shqetësim se si në PS kanë vazhduar të mbizotërojnë ato fenomene që detyruan edhe ndarjen e saj të parë dhe krijimin e LSI-së, pikërisht mungesën e demokracisë së brendshme, funksionimin joinstitucional të partisë dhe si pasojë, filozofinë e përjashtimit, duke mos pasur as kurajon dhe as aftësinë për të pranuar mendimin ndryshe. Megjithatë, krijimi i PS‘91 është edhe një ogur i mirë, se ende ka burra e gra socialiste që kanë kurajon të mos jenë kartonë dhe qenie pa personalitet, që besojnë në vlerat socialiste dhe nuk janë klientë lejesh ndërtimi. Ata mund të veprojnë me bindjet e tyre si socialistë të vërtetë, që nuk pajtohen me autokracinë, me injorimin e vlerave më të qenësishme socialiste, solidaritetin dhe mundësinë për të gjithë, apo me drejtimin e partisë si drejtori e bashkisë, ose e një firme private.
Keni kontestuar prej kohësh mënyrën e të bërit opozitë nga zoti Rama, teksa publikisht janë rreshtuar "pro" jush mbështetës të ish-kreut socialist, Fatos Nano. Si e vlerësoni heshtjen e këtij të fundit dhe cilat janë marrëdhëniet tuaja me të gjatë kësaj kohe?
Nuk dua të paragjykoj askënd, por mendoj se mbështetja e një lidershipi, apo kauze politike, bëhet kur së pari, kjo kauzë ekziston dhe së dyti, kur ka besim në integritetin e lidershipit dhe vërtetësinë e objektivave politike që duhen arritur. Më vjen mirë që shumë socialistë janë bashkuar sot me LSI-në, sepse kanë parë tek objektivat e saj politike, te veprimi i saj politik. Për sa i përket zotit Nano, mendoj se është zgjedhja e tij në çdo rast.
A po e konsolidoni idenë e krijimit të polit të tretë dhe sa besoni se realisht kjo do të realizohet me sukses?
Poli i tretë është në procesin e konsolidimit jo si ide, por si një realitet politik. E veçanta e këtij formacioni të ri është se ai po krijohet jo vetëm si përfaqësues i një elektorati të papërfaqësuar, apo keqpërfaqësuar, por edhe si një front në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe normalitetit ligjor të sistemit tonë demokratik, të cenuar dëmshëm nga aferat dhe nga rreshtimi në një front të lidershipëve PD-PS, Berisha-Rama. Natyrisht, do të kisha preferuar që alternativa e tretë qeverisëse të dallohej vetëm nga politikat dhe modelet e ndryshme zhvillimore dhe jo nga një dallim kaq i thellë për çështjet e vetë sistemit institucional, apo për ato të lirive themelore të qytetarëve, siç është e drejta dhe barazia e votës. Por, sigurisht, ne jemi të përgatitur të përballemi me këtë sfidë, si në aspektin institucional të sistemit, ashtu edhe në atë të politikave zhvillimore e mirëqeverisjes.
Si do t‘u përgjigjeni atyre që thonë se akuzat dhe kundërakuzat brenda llojit largojnë simpatizantët dhe anëtarësinë e së majtës nga kutitë e votimit?
Nuk mendoj kështu. Socialistët e progresistët, simpatizantët e politikave socialiste e progresiste e kuptojnë çdo ditë e më shumë se ç‘po ndodh me të majtën. E kuptojnë se çdo të thotë të bëhet marrëveshje me Berishën kundër një force tjetër të majtë e progresiste e në kurriz të standardeve të zgjedhjeve; e kuptojnë çdo të thotë të prekësh Kushtetutën e vendit e të luash me të si me ngjyrat në tavalocin e një piktori; e kuptojnë çdo të thotë të realizosh me Berishën projekte prej miliona eurosh, në dëm të mjedisit, të ajrit, të jetës së njerëzve; e kuptojnë çdo të thotë të mbash në pushtet e t‘i rrahësh krahët Sali Berishës, simbiozës së keqqeverisjes dhe fatkeqësive të këtij vendi. Mendoj se ky është motivimi më i madh për të gjithë socialistët e progresistët, për të shprehur vullnetin e tyre për ndryshim nëpërmjet votës. Këtë herë zgjedhja do të jetë shumë e qartë. Socialistët e progresistët do të zgjedhin midis votës së lirë dhe sundimit të kastës, midis mundësive për të gjithë shqiptarët për progres e mirëqenie dhe privilegjeve të kastës. Jam i bindur se këtë e kanë kuptuar mirë shqiptarët.
Teksa shumë kanë frikë se mund të përsëritet humbja e vitit 2005, cilat janë llogaritjet mbi të cilat ju mbështeteni kur thoni se e majta do të arrijë të fitojë?
Jam i bindur në fitoren e së majtës së progresistëve të vërtetë në zgjedhjet e 2009-ës. Janë disa arsye. Së pari, sepse shikoj se kauza për të cilën jemi përkushtuar është kauza e shumicës së shqiptarëve, të cilët nuk mund t‘i mashtrosh më me demagogji e retorikë fasadash. Ata janë në gjendje të kuptojnë dhe vendosin vetë se tashmë ka dy fronte në këtë vend: një koalicion i së keqes, Berisha-Rama, që duan të zotërojnë edhe lirinë e shqiptarëve, pronat e tyre, mirëqenien e tyre; dhe një koalicion tjetër i lirisë, i barazisë për të zgjedhur e për t‘u zgjedhur, i të drejtave të garantuara, i mundësive për të gjithë. Shqiptarët nuk besojnë më te Berisha që u mori votën në 2005-ën me gënjeshtra, që i vrau me Gërdecin, që i dhunon e i vjedh çdo ditë me korrupsionin e babëzisë së bandës së tij. Nuk besojnë më as te Rama, që tashmë është bashkudhëtar e partner i Berishës në keqqeverisjen e shqiptarëve. Rama duhej ta kishte llogaritur më parë koston e kolaboracionizmit të tij me Berishën. Nuk është faji ynë rreshtimi i Ramës në front me Berishën. Së dyti, sistemi zgjedhor, ndonëse u përzgjodh për të dëmtuar LSI-në në zgjedhjet e ardhshme, është krejt i ndryshëm nga 2005-a dhe do të bëjë të mundur që e majta e vërtetë dhe progresistët të arrijnë një rezultat zgjedhor fitues, të grumbullojnë dhe kapitalizojnë në mandate çdo votë që shqiptarët e hedhin për progresiven dhe mirëqeverisjen. Së fundmi, ne bazohemi te një alternativë qeverisëse konkrete që do t‘u ofrojmë qytetarëve, që ka në fokus pikërisht mirëqenien e tyre dhe gëzimin sa më shpejt të statusit të qytetarit të Evropës së Bashkuar.
Keni deklaruar se do të garantoni çdo votë të shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme. Si do ta realizoni këtë?
Vota e 2009-ës është përcaktuese për të ardhmen e këtij vendi. Këtë shqiptarët e dinë fare mirë. Ata janë protektorët e parë të lirisë së tyre. Në vijën e parë të këtij fronti është LSI-ja e gjithë forcat progresiste, politikanë dhe personalitete të shoqërisë civile që besojnë te vota e lirë, që janë gati të ndërmarrin edhe sakrificat më sublime për të. Kjo kauzë është ndërkombëtarizuar në mënyrë shumë të shpejtë, proces që do zgjerohet dhe thellohet në të gjithë institucionet ndërkombëtare. Shumë personalitete ndërkombëtare kanë shprehur shqetësimin deri tani për rrezikun që vjen nga administrimi i ngushtë e jo transparent i zgjedhjeve, akoma më shumë do të shprehen në të ardhmen. Sepse, tani që kodi u bë fakt i kryer kushdo mund ta vërë re shkeljen e të gjithë standardeve te pjesa e administrimit. Për strategjinë për mbrojtjen e votës do kemi edhe asistencë ndërkombëtare të specializuar, ndërkohë që monitorimi i zgjedhjeve në 2009-ën do të jetë i tillë që askush nuk do të guxojë të prekë asnjë votë të shqiptarëve. Për këtë sensibilitet të jashtëzakonshëm në mbarë vendin dhe jashtë tij, greva dha një kontribut historik. Jo vetëm në të gjithë hapësirën shqiptare, por edhe në të gjithë botën demokratike, në pak ditë shkoi mesazhi se zgjedhjet e ardhshme duhen shpëtuar nga rreziku konsensual Berisha-Rama. Të gjithë po e kuptojnë se që nga ndryshimet e befasishme dhe antidemokratike të Kushtetutës e deri te kalimi i kodit me mbi 2 mijë policë dhe skafandra që rrethuan Parlamentin, nuk kemi të bëjmë me një histori konsensusi për interesat e vendit, të shtetit të së drejtës, të demokracisë dhe të shqiptarëve, por me një komplot të mirëfilltë politik në kurriz të vendit, të shtetit të së drejtës, të demokracisë dhe të votës së lirë të shqiptarëve.