Meta-Smith: Forcim të bashkëpunimit ekonomik SHBA-Shqipëri

Vijojnë takimet e kreut të LSI-së, Ilir Meta në kuadër të vizitës së tij në Washington.Gjate vizites se tij ne Kongresin Amerikan, Meta u prit në një takim nga Kongresmeni Christopher H.Smith, kreu i Komisionit Amerikan të Helsinkit. Z. Meta dhe z.Smith diskutuan mbi zhvillimet e fundit ne Shqiperi, ku ndanë mendimin se Shqipëria ka pësuar ndryshim të madh gjatë 20 viteve, kryesisht në përmirësimin e standardeve demokratike në vend.
Nga ana e tij Christopher H.Smith vlerësoi me nota të larta luftën ndaj trafiqeve të qënieve njerëzore, si dhe politikën rajonale të Shqipërisë.
Z. Meta dhe z. Smith shprehen gadishmërinë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.