E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi, gjendet i vdekur në banesën e tij ish shefi i KGB-së

Autoritetet e Rusisë thonë se ish shefi i KGB-së është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Hetuesit rusë thanë se trupi i 77 vjeçarit, Leonid Shebarshin, ishte gjetur sot me një plumb në kokë.

Ata kanë thënë se e kishin gjetur edhe një porosi me shkrim të personit.

I ndjeri Shebarshin ishte shef i divizionit të jashtëm të KGB-së prej vitit 1989 e deri në vitin 1991, pasi kishte shërbyer si agjent në Afganistan, Iran, Pakistan dhe Indi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›