E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK-ja e Rahovecit akuzon kryeministrin për rastin Qeska

Rahovec, 19 gusht -  Kryesia e degës së LDK-së në Rahovec ka akuzuar  kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi,  se e ka abuzuar  Ligjin për vetëqeverisje Lokale, ngase ka  ushtruar presion ndaj ish-kryetarit Qazim Qeska duke bërë që në mënyrë antiligjore të rikthehet në pozitën e kryetarit pas dorëheqjes së parevokueshme, ka raportuar KTV. Nëpërmjet një komunikate për shtyp,  dega e LDK-së shpreh shqetësimin me injorimin që u është  bërë qytetarëve të komunës së Rahovecit, të cilët që nga 1 korriku 2010, por edhe më herët u ballafaquan me neglizhencë, keqqeverisje, korrupsion dhe  me sundim të grupeve të interesit, të cilët sërish u kthyen në pushtet.  Në komunikatë thuhet se rikthimi i kryetarit pas dorëheqjes  kuptohet si dhunim i  demokracisë dhe të pushtetit lokal në Rahovec.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›