Subashi: Djegia e fleteve te votimit nuk eshte nje emergjence per KQZ
Ne momentin kur dy partite politike nuk po gjejne zgjidhje per krizen politike ne vend e kur pika qe mban palet ne qendrime te ndara edhe pas konsensusit per hetimin e zgjedhjeve te qershorit te shkuar, eshte hapja e kutive te fleteve te votimit, nenkryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Deshira Subashi, pohon per mediat se nje vendimmarrje nga ky institucion per djegien e fleteve, duhet te vije pasi PD dhe PS te kene gjetur nje zgjidhje mes tyre, mbi kete pike te nxehte. Subashi, deklaron se vendimmarrja nga KQZ-ja nuk eshte emergjente ne nje moment kur drejtues te ketij institucioni apo dhe anetare te tjere, kane pohuar se fletet do te digjen, menjehere pasi Presidenti te shpalle daten e zgjedhjeve lokale, nenkryetarja e KQZ-se, argumenton se edhe zgjedhjet e pritshme vendore nuk jane pengese per asgjesimin e kutive te votimit, duke sjelle ne vemendje se duhen dhe 9 muaj qe nga momenti qe Presidenti dekreton daten e zgjedhjeve, e deri ne mbajtjen e tyre. Ne kete pike ajo shton se gjate kesaj periudhe, PD dhe PS duhet te gjejne nje zgjidhje, qe te lejoje me pas institucionin zgjedhor te veproje. Deklaratat se KQZ-ja po shkel ligjin dhe Kodin Zgjedhor, duke mos marre nje vendim per kutite e materialeve zgjedhore, nenkryetarja e ketij institucioni te larte zgjedhor, Subashi i hedh poshte, duke cituar ne kete pike dhe ate nen te Kodit, qe thote se "nese vendimmarrja merret per asgjesimin e kutive, materialet zgjedhore dergohen ne fillim ne arkivat e shtetit dhe me pas fletet digjen". Njeheresh Subashi nuk ka munguar te beje thirrje ne drejtim te partive politike qe te arrijne nje marreveshje mes tyre dhe per ceshtjen e materialeve zgjedhore dhe te fleteve te votimit, ne menyre qe te mos shtrije indikacionin e saj kriza dhe ne KQZ, dhe te lihet ky institucion te zbatoje ligjin.