Meta: Statusi i Kosovësceshtje legjitime,nismaserbe absurde
TIRANË- Pak orë para seancës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Ministri i Jashtëm Ilir Meta e ka cilësuar si të papranueshme rezolutën serbe. Për shefin e diplomacisë shqiptare iniciativa e njëanshme serbe është absurde pas vendimit të GJND për Kosovën.
Përmes një deklarate për mediat, Meta theksoi se statusi i Kosovës është një çështje legjitime që tashmë i takon të kaluarës. Ai nënvizoi se cdo iniciativë që vë në diskutim autoritetin e GJND-së, është e dëmshme për stabilitetin dhe paqen në rajon.
"Për ne, çështja e pavarësisë së Kosovës dhe statusi i saj, tashmë është jo vetëm një çështje plotësisht legjitime, por edhe që i takon të kaluarës", theksoi Meta.
Lidhur me marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit, shefi i diplomacisë shqiptare theksoi se "diskutimi për bashkëpunim mes Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm, por për çështje të një rëndësie dhe karakteri praktik, në interes të qytetarëve dhe të integrimit europian të të dy vendeve".
(e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera OKB diskuton sot për Kosovën, 2 pr/rezoluta në garë