Pakistan, katastrofa vazhdon, të pëktën 1500 të vdekur
Shifrat bëhen të ditura nga zyrtarë të ministrisë së Brendshme, të cilët konfirmojnë dhe të dhënat e OKB-së se më shumë se 3 milione persona kanë mbetur të pastrehë dhe kanë vështirësi të mëdha në ushqime dhe veshmbathje.
Forcat e shpëtimit nuk kanë mundur të depërtojnë në shumë zona të katastrofës, meqënëse shumë rrugë janë të pakalueshme dhe urat janë shembur. Organizatat humanitare kanë paralajmëruar nga rreziku i përhapjes së epidemive, ku shenjat e para të malaries janë shfaqur tashmë.
Shumë organizata ndërkombëtare dhe shtete kanë ofruar ndihmën e tyre të menjëherëshme. Kështu OKB-ja akordoi një ndihmë prej 10 milionë dollarësh, po aq sa SHBA-të. Ndërsa Bashkimi Evropian akordoi 30 milionë euro.