E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Statusi opozita pergjegjese Rozeta Rapushi

Numri dy i qeverise njekohesisht ministri i Ekonomise Ilir Meta fajesoi dje vetem opoziten per mosmarrjen e Shqiperise te statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian. Kreu i LSI-se tha me bindje se tashme te gjithe e kane te qarte se eshte pergjegjesia kryesore e kesaj opozite pasi dihet qe i vetmi problem per mos dhenien e statusit ka qene ngerci politik. Ngerci politik eshte e vetmja arsye dhe mbetet e vetmja arsye per mos marrjen e statusit te vendit kandidat nga Komisioni Evropian. Opozita mendon se duke demtuar procesin e integrimit te vendit do te demtoje qeverine dhe do te mund te perfitoje politikisht-tha dje Meta. Sipas tij askush nuk i beson me lotet e krokodilit qe derdhin socialistet per statusin sepse sipas ministrit te Ekonomise opozita kishte mundesine qe te vinte ne Parlament dhe te votonte per nisma te rendesishme ligjore ne menyre qe Shqiperia ta fitonte statusin. Nese dikush mendon se duke u kthyer ne elemente destruktive dhe pengues te ketyre proceseve integruese per te ndeshkuar qeverine te jene te bindur se vetem do te izolohen me tej dhe do te marrin ndeshkimin e merituar nga shqiptaret paralajmeroi zevendeskryeministri Meta. Nga ana tjeter per sa i perket procesit te liberalizimit te vizave Meta theksoi se qeveria i permbushi te gjitha detyrimet e saj per levizjen e lire. Meta u shpreh se qeveria iu pergjigj ne kohe dhe me shume cilesi pyetesorit te Komisionit Evropian. Nderkohe qe theksoi edhe faktin se vizat nuk ishin dhurate. Perkundrazi Meta u shpreh se ishin vetem standardet e qeverise dhe te gjitha kerkesat e kerkuara nga Bashkimi Evropian te plotesuara ato qe mundesuan levizjen e lire edhe per Shqiptaret. Dihet se ishin standardet dhe kerkesat e plotesuara te panumerta ato qe bene qe Shqiperia ta meritoje liberalizimin e vizave dhe jo tia dhurojne. Ishte proces i veshtire dhe i komplikuar siguroi Meta. Nderkohe qe permendi edhe faktin se po te ishte per opoziten nese ajo do te kishte nje mundesi per te kushtezuar procesin e vizave do ta kishte bere me kohe. Opozita nuk kishte ndonje mundesi per te kushtezuar procesin e vizave se nese do e kishte nje mundesi te tille per shkak te procesit destruktiv qe ka pasur per nje vit edhe ky do ishte nje proces i pa realizuar. Por nuk kishte dhe procesi u realizua plotesisht theksoi zevendeskryeministri. Vendimi per liberalizimin e vizave per Shqiperine u more ne menyre unanime nga Ministrat e Brendshem te Bashkimit Evropian me 8 nentor dhe pritet te hyje ne fuqi ne 15 dhjetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›