E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama terhiqet nga fletet e votimit Vetem materialet

Kreu socialist Edi Rama para anetareve te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste ka deklaruar se heq dore perfundimisht nga fletet e votimit dhe kerkon vetem hetimin e materialeve zgjedhore. Rama u perqendrua serish tek hetimi i zgjedhjeve duke deklaruar se per asnje moment nuk do te hiqet dore nga transparenca e 28 qershorit. Njeheresh ai tha se ne oferten e re te bere nga opozita thuhet shqip se nuk kerkohen fletet e votimit per hetim por materialet zgjedhore. Oferten tone te re qeveria e ka ne tavoline. Asnje fjale nuk ka ne tekstin e asaj oferte per fletet e votimit. Shqip fare nuk i kerkojme fletet e votimit per hetimin. Thjesht kerkojme materialet zgjedhore. Opozita kerkon hetim pikerisht se sa dhe si eshte zbatuar ligji themelor i bashkejeteses sone demokratike ligji zgjedhor-tha Rama duke nenvizuar faktin se opozita nuk ka pasur asnjehere kerkesa maksimaliste por ka kerkuar hetim sipas rezolutes se Parlamentit Evropian. Per ti dhene fund kushtezimit te marredhenies me Parlamentin na mjaftojne kutite e materialeve zgjedhore ne dispozicion te komisionit hetimor dhe pastaj te gjitha informacionet e nevojshme shteterore qe lidhen me permbajtjen e cdo kutie qe duam te hetojme nenvizoi kreu socialist. Nderkohe qe kryetari i PS-se foli dhe per nisjen e protestave te pandalshme nga ana e opozites per rrezimin e qeverise. Ai u beri thirrje anetareve dhe simpatizanteve te se majtes dhe te gjithe njerezve te interesuar per largimin e kesaj qeverie qe te ngrihen per te ndryshuar qeverisjen e vendit. Teksa ka akuzuar Berishen se po kerkon te vrase serish zgjedhjet e ardhshme dhe shpresen e shqiptareve per kete arsye opozita do te protestoje gjithnje e me fort per zgjedhje te lira dhe demokratike. Ai shtoi se nuk eshte e nevojshme ndryshimi i Kodit Zgjedhor pasi sipas tij kjo eshte bere shume here gjate dy dekadave. Nuk mund te ndryshojme ne leter Kodin Zgjedhor se kete e kemi bere ne 20 vite. Opozites shqiptare i duhet nje garanci qe zgjedhjet e se ardhshmes nuk do te jene si te shkuara dhe te deformuara nga Sali Berisha tha ai. Por nuk ka mbetur jashte skemes se kujteses se Rames ai perfaqesuesit e Prezences se OSBE ne Shqiperi.
OSBE-ja smund te rrije me e te veshtroje sikur e gjitha kjo ska te beje me misionin e saj. Smundet as te perserise ne boshllek thirrjen njezetvjecare per nje ndryshim te ri te ligjit zgjedhor nderkohe qe edhe ne opinionin e Bashkimit Evropian shprehet qarte se problemi yne madhor mbetet zbatimi i ligjit dhe prej nje viti e me shume opozita kerkon hetim pikerisht per sa e si eshte zbatuar ligji zgjedhor ne fuqi. Pa kete hetim ne smund te ndryshojme ne leter Kodin Zgjedhor sic kemi bere njezet vjet nderkohe qe ka njezet vjet qe semundja e deformimit te zgjedhjeve ndryshon forme po nuk sherohet pikerisht sepse ligji nuk zbatohet as sa e as si duhet tha Rama. Sipas tij qeveria ka rinisur te vere perseri ne levizje fuqine antikushtetuese te abuzimit me pushtetin duke i kaluar Parlamentit masa teresisht antidemokratike per te marre rob bashkite e komunat e opozites pa filluar beteja. Nuk mund ta mendojme qe misionit te OSBE-se ne Tirane i mjafton nje tjeter reforme ne leter pas te ciles perseri Shqiperia nuk i kap standardet evropiane ne zgjedhje ndersa opozites shqiptare i duhet nje garanci reale qe zgjedhjet e ardhshme sdo jene si te shkuarat dhe kete garanci thjesht letrat e shkruara qofte edhe me konsensus nuk e japin dot ne Shqiperine e sunduar nga Berisha-tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›