E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbja 400 milione euro spekulim

Ministria e Integrimit reagon lidhur me lajmin e publikuar ne media se Shqiperia ka humbur 400 milione euro pasi nuk mori statusin e vendit kandidat. Ne nje deklarate per mediat Bregu ha hedhur poshte te gjitha keto lajme si te pasakta. Ju bejme me dije se lajmi i publikuar sotdje ne nje media elektronike se Shqiperia ka humbur 400 milione euro pasi nuk mori statusin e vendit kandidat eshte nje spekulim i paster. Sqarojme se me rregulloren e re te IPA qe Komisioni Evropian i komunikoi Keshillit te Evropes ne nentor te vitit 2008 Kuadri Financiar Shume Vjecar per 2010 - 2012 eshte percaktuar ndarja e asistences komunitare per te gjitha vendet e rajonit deri ne vitin 2012 pavaresisht nese nderkohe keto vende ndryshojne statusin nga kandidat ne anetar apo nga kandidat potencial ne kandidat ka qene deklarata e ministres se Integrimit Bregu. Sipas saj eshte pikerisht akreditimi nga KE per decentralizim te fondeve te IPA-s dhe procesi i ngritjes se strukturave nga vendet aspirante qe ne rastin e Shqiperise eshte bere ne kohe rekord faktori i cili i mundeson Komisionit Evropian te beje nje vleresim te ri per sa i perket asistences financiare. Bregu tha se edhe Mali i Zi qe u propozua per statusin e vendit kandidat nuk do te perfitoje asnje euro me shume deri kur te akreditohet duke qene se komponentet e tjere te IPA-s funksionojne ne menyre te decentralizuar. Ne janar te vitit 2010 Komisioni Evropian i kerkoi Shqiperise te ngreje strukturat per akreditimin e decentralizuar te fondeve te komponentit te pare te IPA-s proces ne te cilin Shqiperia eshte para Malit te Zi dhe akreditimin per komponentet e tjere te IPA qe pritet te perfundoje ne fund te 2012-es. Shqiperia megjithese ka vetem pak muaj qe ka filluar negociatat per komponentet e tjere te IPA ne prill te 2010 ka arritur te pergatise dokumentet strategjike te cilat jane derguar prane sherbimeve te Brukselit dhe jane konsultuar njekohesisht dhe me shoqerine civile dhe komunitetin e donatoreve tha Bregu. Sipas saj Shqiperia filloi perfitimin nga fondet IPA te komponentit te pare per Asistencen ne Tranzicion dhe Ngritjen e Kapaciteteve dhe per Komponentin e dyte Zhvillimi Rajonal qe ne vitin 2007 e cila me pare jepej nepermjet programeve Cards Phare etj. Nga 2007 deri ne 2010 Shqiperia ka perfituar nga asistenca komunitare prej 306 Ml Euro e cila eshte disbursuar ose eshte ne proces disbursimi sipas kontratave perkatese me perfituesit e projekteve dhe kompanite zbatuese. Sipas alokimeve per periudhen 2010-2012 qe jane percaktuar qe ne vitin 2008ne baze te llogaritjeve per-capita per banor Shqiperia perfiton saktesisht 61 ml Euro 2007 707 ml Euro 2008 812 ml Euro 2009 932 ml Euro 2010 95 ml Euro 2011 dhe 966 ml Euro 2012. Keto te dhena jane te aksesueshme ne faqen e komunikimeve zyrtare te Komisionit me numrin COM2008 705 final. Pra ashtu si dhe vendet e tjera te rajonit Shqiperia e ka te percaktuar asistencen financiare deri ne vitin 2012.

Kur mund te perfitohet nga fondet e dhena nga BE
Ashtu sic shprehet dhe ne rregulloren e re te Komisionit nje faktor shume i rendesishem per te perfituar nga Fondet e Komponentit IPA 3 Zhvillimi Rajonal IPA 4 Zhvillimi i Burimeve Njerezore dhe IPA 5 Zhvillimi Rural eshte fakti nese vendet jane akoma nen sistemin e centralizuar ku kontraktimi dhe financimi behet direkt nga Delegacioni i BE-se apo nen sistemin e decentralizuar ku kontraktimi dhe financimi behet nga institucionet e vendit. Ne rastin e Shqiperise te Malit te Zi Bosnjes dhe Serbise sistemi i decentralizuar nuk ka filluar akoma funksionimin sepse me pare duhet qe KE te jape OK-in per akreditimin e decentralizimit te fondeve qe vendet aspirante perfitojne nga keta komponente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›