E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat qindra-mijera shqiptare festojne ne shesh Rozeta Rapushi

Feste madheshtore per levizjen e lire. Nen driten e fishekzjarreve projektimeve te rrezimit te bustit te diktatorit Enver Hoxha dhe renien e murit te vizave u festua dje ne sheshin Nene Tereza vendimi i 8 nentorit i Bashkimit Evropian per levizjen e lire. Mes mijera njerezisht kryeministri Sali Berisha e nisi urimin e tij me ne e fituam garen dhe me pas uroi te gjithe shqiptaret per levizjen e lire duke premtuar shume shpejt Shqiperine ne Evrope. Urim qe kreu i qeverise e beri pasi u dhane pamje dhe imazhe nga nje videoprojektor gjigant qe tregonin periudhen nga renia e komunizmit ne Shqiperi ikjen masive te shqiptareve ne ambasada celja e negociatave per liberalizimin e vizave dhe deri tek vendimi per levizjen e lire. Koncerti festiv nisi me performimin e kengetareve me te njohur shqiptar por edhe grupeve te preferuara kosovare si Elita 5. Per tu pershendetur me pas nga kryeministri i cili ndau gezimin dhe kenaqesine per shnderrimin ne realitet te endrres me te bukur te shqiptareve. Sot jemi me te lire se kurre. Sot Shqiperia eshte si Evropa se bashku te perulemi me nderim djemve dhe vajzave te kesaj toke qe sakrifikuan gjithcka jeten dhe endrrat me te bukura rinine e tyre per levizjen e lire. Vendimi perben rikthimin e vertete te ketij kombi ne kontinentin qe dekadat dhe shekujt e ndane u shpreh teper entuziast kryeministri. Sipas tij me shume se kurre qeveria eshte e vendosur te ece e sigurt drejt Evropes te ndertoje te ardhmen evropiane. Sot Shqiperia eshte si Evropa nje vend pa kufi Evropa nuk eshte sot nje toke e ndaluar per Shqiperine dhe shqiptaret. Me ne se bashku gezon cdo nene shqiptare e cila nuk do te ndihet me kurre e ndare per se gjalli me bijte e saj por mund ti takoje ti perqafoje ata kudo qe ndodhen ne cdo vend te Evropes. Me ne gezon cdo gjyshe cdo gjysh i ketij vendi i cili do te mund te pershendese do te mund te takoje femijen e vete niperit dhe mbesat kudo qe ndodhen. Kurre ndonjehere me te denje se sot nuk kemi qene vijoi kryeministri. Nga sheshi Nene Tereza ai u shprehu edhe nje here mirenjohjen me te thelle per te gjitha qeverite e vendeve te Bashkimit Evropian per besimin e tyre te madh dhe i siguroi se vendimi i tyre fisnik do te jete nje miresi e madhe te cilin shqiptaret do ta ndajne me secilin prej tyre. Rruga jone drejt Evropes nuk eshte dhe nuk ka qene nje rruge e lehte nuk ka qene si bulevardet e ketij qyteti por rruga jone drejt Evropes eshte rruga e suksesit te vertete e ndertimit te vlerave te saj ne qytete dhe fshatra brigjet malet e Shqiperise. Zoti e bekofte Shqiperine dhe flamurin e saj. Zoti e bekofte rinine shqiptare-mbylli urimin e tij kryeministri.

Videoprojektor me pamje qe nga ambasadat renien e bustit te Hoxhes dhe shembjen e murit
Koncerti festiv per levizjen e lire dje pasdite nisi me pamjet e renies se diktatures ne vend dhe largimin e shqiptareve nepermjet ambasadave. Me pamjet e projektuara nga nje videoprojektor gjigant ne sheshin Nene Tereza shfaqeshin qarte ditet e dhimbshme te dyndjes se shqiptareve ne vendet fqinje dhe Evrope renia e bustit te diktatorit Enver Hoxha dhe me pas hapat e para qe u hodhen drejt levizjes se lire nga nisja e procesit deri tek finalizimi i tij. Turma festuese u ngrit ne kembe ne momentin kur ne ekran u shfaqen fotot e vendimit te levizjes se lire. Podiumi ishte rrethuar nga anetaret e kabinetit qeveritar qe ishin te paret ne festimet e djeshme po keshtu ne feste ishte edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe deputetet e mazhorances. Koncerti festiv u hap me kenget me te bukura te repertorit te kohes shqiptar dhe me ato te grupit kosovar Elita 5. Per minuta te tera para se kryeministri Sali Berisha te uronte shqiptaret per levizjen e lire fishekzjarre te shumta ndricuan qiellin. Ne majen me te larte te sheshit spikaste me shkronja te zjarrta Pa viza EU cka simbolizon levizjen e lire ne Bashkimin Evropian. Nderkohe qe kryeministrit iu dorezua nje tablo e madhe ku shenohej pa viza nen nje sfond blu. Mbremja festive tek sheshi Nene Tereza u mbyll nen tingujt e kenges Shqiperia po ndryshon slogani i fushates elektorale te Partise Demokratike ne zgjedhjet e fundit parlamentare te qershorit 2009. Ndersa kryeministri Sali Berisha i pershendeti te gjithe me dy gishtat lart.

Festimet per heqjen e vizave dhe ne zonen e ish-Bllokut
Festimet per liberalizimin e vizave nuk u perqendruan vetem ne sheshin Nene Tereza dhe aq me pak nuk kishin se si te kufizoheshin vetem ne pak me shume se nje ore. Perkundrazi te tjera festime nisen ne oren 1900 te mbremjes se djeshme per levizjen e lire dhe u zhvilluan pikerisht ne zonen e ish-Bllokut komunist. Te konceptuara ne tre koncerte te ndryshme tek ish-Blloku u zhvilluan koncerte per te rinjte me kengetare te shumte te ftuar shqiptare. Keshtu kengetare te njohur shqiptare performuan para te rinjve deri ne oret e vona te mbremjes pikerisht ne zonen qe dikur ne izolimin e komunizmit nuk mund te prekej nga njerezit e thjeshte. Nen tingujt e kengeve me te njohura shqiptare u festua levizja e lire e cila u vendos nga Ministrat e Brendshem te Bashkimit Evropian mesditen e 8 nentorit. Ky vendim parashikohet qe te hyje ne fuqi ne mesin e muajit te ardhshem ne 15 dhjetor. Cka do tu mundesoje te gjithe shqiptareve qe me nje pasaporte biometrike te levizin lirisht ne te gjithe hapesiren e vendeve te Bashkimi Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›