E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Meta: Studentët duhet të kenë të njëjtën mbështetje financiare, si bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi se studentët duhet të kenë të njëjtën mbështetje financiare, si bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta nënvizon se PL, me amendamentet e saj për projektbuxhetin e vitit 2023, synon të mbështesë studentët, të cilët, sipas tij, “po përballen me kosto të rritura të jetesës”.

“Amendamentet e Partisë së Lirisë për Projektbuxhetin 2023, synojnë mbështetjen e studentëve për përballimin e kostove të rritura të jetesës. Kjo mbështetje duhet të jetë të paktën sa mbështetja që u është dhënë bashkëmoshatarëve të tyre në Kosovë”,- shkruan Meta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›