E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Progres raporti për integrimin/ Xhaçka: Krenare, por se shoh si fletë lavdërimi! Tabaku: Ndërtimi i Evropës këtu, domosdoshmëri

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka nuk ka fshehur krenarinë për gjetjet dhe vlerësimet e progres-raportit për integrimin evropian. Por ministrja nuk i sheh këto arritje si fletë lavdërimi, por si një plan pune për qeverinë. Nga foltorja e Kuvendit, Xhaçka shprehet se raporti i 2022 është konfirmim i punës së madhe të bërë nga qeveria.

“Dua ti falënderoj kolegët e opozitës për këtë mocion që na jepni mundësinë të diskutojmë për procesin e integrimit. Vjen në një moment kur procesi i integrimit vjen në një moment sfidues. Ishte një vendim i vonuar që është pranuar dhe nga perëndimi. Aspak i lidhur me dështimet apo meritat tona në këtë proces. Vit pas viti kemi të njëjtin rekomandim. Është vendim i vonuar, jo gjeneroz.

Raporti vjetor 2022 i KE është i pari që paraqitet pas hapjes së negociatave dhe është sh i rëndësishëm sepse ne zhvilluar konferencën e parë ndërqeveritare dhe kemi filluar shqyrtimin e legjislacionit. Besoj se raporti i 2022 është një konfirmimi i punës së madhe që kemi bërë si qeveri.

Komisioni vlerëson se Shqipëria ka mbajtur fokusin në axhendën e reformave pavarësisht sfidave të 3-fishta. Ky vlerësim pozitiv shtrihet në çdo fushë. Ndihem krenare për arritjet dhe vlerësimet, nuk e shoh si fletë lavdërimi. Ky raport është një dokument pune. Nuk janë më një orientim dhe po kthehen në një plan pune për qeverinë. Do përmbajë masat legjislative dhe kriteri kyç në përcaktimin e masave të planit të rekomandimit kombëtar”, tha Xhaçka.

Ndërsa deputetja demokrate Jorida Tabaku u shpreh se qeveria prej kohësh shpreh mërzi dhe lodhje ndaj këtij procesi por sipas saj ndërtimi i Evropës në Shqipëri është e vetmja zgjidhje për të mbajtur shqiptarët në vendin e tyre. Duke u ndalur te samiti i rashës BE-Ballkani Perëndimor që do mbahet më 6 dhjetor në Shqipëri, Tabaku i bëri thirrje qeverisë që ta shfrytëzojë këtë mundësi për nevojat që ka sot vendi ynë.

“Pyetja është a jemi ne gati në lidhje me pritshmëritë që ka procesi i integrimit? Prej kohësh qeveria shpreh mërzi dhe lodhje kah këtij procesi,  ftohje që shprehet në çdo ankesë sporadike që nënvlerëson çdo kërkesë të Komisionit dhe BE. Ne nuk flasim në çfarë duhet bërë. Fajin e ka Evropa dëgjoj të thuhet. Ne dëgjojmë justifikime dhe nuk flasin se çfarë po bëhet aktualisht, si do e kthejmë në një proces kombëtar, si do i mbajmë shqiptarët të punojnë këtu.

Ky proces duhet ti shërbejë qytetarëve shqiptarë. Jam krenare që PD është pro këtij procesi. Nuk është perceptim bazuar mbi mënyrën si ju shohim ne si opozitë. Vullneti i fortë politik nuk është shfaqur akoma thotë progres-raporti. Dyshoj shumë se ky parlament mund të ngrihet. Do mbesim vetëm me fletët e progres-raportit në dorë. Nëse ky proces do trajtohet me seriozitet nuk do ishim sot këtu. Harrojmë që rruga e vetme për të ndërtuar është rruga drejt BE. Ndërtimi i Evropës këtu do mbajë shqiptarët në vendin e tyre dhe kjo është një domosdoshmëri për mbijetesën e shqiptarëve në këto troje. Ti ofrojmë shqiptarëve atë që qeveria fatkeqësisht nuk po ja ofron”, tha Tabaku.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›