Gjykata e Larte rrezon kerkesen e avokateve te Ilir Metes
UPDATE - Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e avokatëve të Metës.
Ky është vendimi i marrë nga trupa gjykese, pas seancës gjykuese të zhvilluar sot ndaj ish-zv/kryeministrit dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta.
Ndërkaq, seanca e radhës u shty në 25 korrik.
Avokatët e Metës kërkojnë dëshmitar edhe ish-zv/ministrin Leonard Beqiri, në kohën e ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti.
“Të merret në dorëzim kaseta Prifti-Beqiri”, kanë deklaruar ata.
Ndërsa prokuroria i qëndron idesë se kaseta s’mund të merret në dorëzim.
“Ekspertiza e kasetës është e pavlefshme”, tha prokurori.
Nga ana tjetër, i thirrur në pozicionin e dëshmitarit, ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, deklaroi se “kam ardhur të bëj detyrën si qytetar dhe do vij sërish kur të më thërrasin”.