E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet ish-agjenti, dhunoi te arrestuarin

Janë hequr prangat nga duart e Ardit Hasanbegës, ish-agjentit të Komisariatit të Policisë së Sarandës, i cili u
arrestua më 11 nëntor të këtij viti për ushtrim dhune ndaj një të arrestuari.

Seanca gjyqësore në ngarkim të tij u zhvillua dje në Gjykatën e Sarandës dhe ka bërë zëvendësimin e masës së mëparshme të sigurisë. Nga “burg pa afat”, ajo është kthyer në “detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore”.

Me gjithë denoncimet e ashpra dhe akuzën e rëndë që nisi nga avokati Tartar Bazaj në Sarandë e deri tek Avokati i Popullit në Tiranë, ish-efektivi I Seksionit të Luftës kundër Krimit të Organizuar, Ardit Hasanbega, nuk e kishte pranuar kurrë fajësinë dhe përgjegjësinë për akuzën e bërë në adresë të tij.

Përfundimi i ekspertizës, sipas së cilës rezulton të mos jenë shkaktuar dëmtime te shtetasi Aristidh Gllucaj, ishte argumenti kryesor që u paraqit në seancën e
Gjykatën e Sarandës.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›