E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet ish-oficeri, u denoncua për ushtrim dhune

Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Sarandës është liruar nga qelia oficeri i policisë së komisariatit i cili u denoncua për ushtrim dhune ndaj një të riu në qelitë e komisariatit të këtij qyteti. 

SARANDE - Gjykata e Sarandës liroi dje në sallën e gjyqit ish-efektivin e Komisariatit të Policisë së këtij rrethi, Ardit Hasanbega, i cili akuzohet për "kryerje të veprimeve arbitrare". Në fund të seancës gjyqësore, togat e zeza vendosën ndryshimin e masës së sigurisë nga "arrest me burg" në "detyrim për paraqitje". Ishte prokurori i çështjes, Platin Aliçka që kërkoi dhënien e kësaj mase sigurie në ngarkim të Hasanbegës. Sipas proku-rorisë, pas kryerjes së aktit të ekspertimit mjekoligjor, rezultoi se Aristil Gllucaj nuk ishte keqtrajtuar nga ish-oficeri i policisë, Ardit Hasanbega. Ky i fundit u arrestua një muaj më parë, pasi u denoncua nga familjarët Gllucaj me banim në fshatin Gjorm të Vlorës. Familja Gllucaj jo vetëm bëri kallëzim për ushtrim dhune ndaj të afërmit të tyre, por u ankua deri tek Avokati i Popullit. Më 11 nëntor të këtij viti, Avokati i Popullit, Ermir Dobjani i kërkoi prokurorisë që të niste hetimin ndaj ish-efektivit të Sektorit kundër Krimit të Organizuar në Komisariatin e Policisë së Sarandës. Ndërkohë, gjykata vendosi lirimin e 18-vje-çarit Ardit Hasanbega dhe hetimin e tij në gjendje të lirë.

(s.g/GSH/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›