Meta: Tentativa për të më eliminuar fizikisht

Megjithëse nuk ka pranuar të japë detaje rreth kësaj deklarate, se kishte pasur plane për ta eliminuar.
“U tentua eliminimi politik dhe moral, u tentua arrestimi para zgjedhjeve, u tentua eliminimi elektoral i partisë, e cila rezultoi me një rritje të paparë dhe pas 8 majit pati tratativa me killera për eliminimin fizik të Ilir Metës”, tha Meta në emisionin “Opinion”. Ai tha më tej se kërcënime të tilla janë bërë gjatë verës, kohë kur në media u dha lajmi se i ishin shtuar rojet e sigurisë.
Duke folur për procesin gjyqësor, Meta tha se ky proces është ndikuar politikisht nga opozita. I pyetur për darkën e kryeministrit Berisha në shtëpinë e tij, Meta thotë se darka ka qenë miqësore. “Natën e krishtlindjeve, mesa di unë, Prokurorja e Përgjithshme i festoi krishtlindjet në të njëjtin ambient me një lider shumë të rëndësishëm të opozitës, mos të them më të rëndësishmin. Por nuk mund të them se atje u gatua pretenca ndaj meje... Kryeministri Berisha ka qenë në një vizitë i ftuar nga unë. Kemi kaluar një darkë shumë të këndshme dhe miqësore, dhe unë se kuptoj si mund të bëhej presion ndaj gjyqësorit duke pirë ?”, tha Meta./Start/
2012-01-17 09:03