100-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi çel kalendarin e veprimtarive

Kuvendi i Shqipërisë çel kalendarin e veprimtarive me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë Kombëtare me një ceremoni solemne. Në ceremoni marrin pjesë edhe deputetë shqiptare, anëtarë të Parlamenteve të Kosovës, të Maqedonisë, dhe të Malit të Zi.
Fjalën e hapjes do ta mbajë Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ndërsa do të mbajnë gjtihashtu fjalën edhe Kryeministri i Shqipërsisë Sali Berisha si dhe deputetë shqiptarë të Parlamenteve të Kosovës, Maqedonisë dhe të Malit të Zi.
Në kuadër të nisjes se atmosferes festive, jashtë ambjenteve të Kuvendit do të zhvillohet edhe një koncert.