E Diel, 1 Nëntor 2026

AK në Krujë, 544 vjetori i vdekjes së Skënderbeut

Aleanca Kuq e Zi do të jetë sot në Krujë, për të shpalosur programin e saj. Vizita në këtë qytet bëhet pikërisht në përvjetorin e 544 të vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

AK ka njoftuar se do të organizojë në Kalanë e Krujës një aktivitet në përkujtim të vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Sipas AK këtij aktiviteti do t`i bashkohet edhe pinjolli i familjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut Flavio Misasi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›