E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Terheqja e Rames nga Fieri, e turpshme



Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, kritikon ashper qendrimin e Partise Socialiste lidhur me statusin e vendit kandidat dhe vlereson se perdorja e qarkut te Fierit si sebep bllokimi ishte dicka e ulet, e papranueshme dhe e denueshme politikisht. Z.Ilir Meta vlereson se kemi te bejme me nje papergjegjshmeri politike dhe beri apel per ndryshimin e situates. Keto komente, z.Meta i beri mbreme pasi, i shoqeruar nga zevendeskryetari i LSI-se, Petrit Vasili, zhvilloi nje takim me strukturat e LSI-se ne komunen e Paskuqanit, Tirane.

"Jemi ne nje moment te rendesishem, ne prag te 100-vjetorit dhe nderkohe qe pergatitet i gjithe kombi per ta festuar kete 100-vjetor, ne shohim nje politike te papergjegjshme e cila pengon integrimin e vendit, shohim nje politike qesharake si kjo puna e qarkut te Fierit, ku kryetari qe pretendonte se ishte zgjedhur kryetar mungon ne seancat gjyqesore kur merret vendimi per kete ceshtje per padite qe ka bere vete dhe merr raport mjekesor nga gruaja e tij mjeke, dhe pasi skadon afati per miratimin e tre ligjeve ne Parlament, del dhe thote se "une terhiqem tani nga padia qe kam bere sepse i ka kaluar aktualiteti' e keshtu me radhe'", - tha z.Meta. kurse sqaroi: "E thashe kete per te kuptuar se sa serioze eshte situata ne kuptimin e papergjegjshmerise politike".

Ne kete pike z.Meta pohoi se vazhdimisht kemi bere thirrje per pergjegjshmeri dhe vijoi: "Ne i kemi bere thirrje Partise Socialiste per te hequr dore nga rruga e bllokimit sepse kjo demton vendin, nuk eshte se demton thjesht qeverine". Duke pohuar se nuk mund te ndryshoje dot mendesite e Rames, Meta tha se njerezit ne politike nuk jane per te bere kokefortesi me fatet e vendit edhe te qytetareve sepse keto i paguajne qytetaret.

Analiza

Ne takimin u be nje analize e punes se bere deri me tani nga struktura e LSI-se atje dhe u percaktuan objektivat per te ardhmen. Lideri i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ne fjalen e tij eshte shprehur se politika shqiptare eshte e papergjegjshme dhe po pengon integrimin evropian te vendit. Sipas tij roli i LSI-se ne politiken shqiptare eshte vleresuar si nje alternative e arsyeshme me kembe ne toke qe synon te zgjidhe probleme dhe jo te krijoje apo te shtoje problemet qe edhe keshtu sic jane te shumta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›