E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Bllokimi i statusit, pergjegjesi e madhe per shkaktaret



Presidenti i Republikes, Bujar Nishani thote se nese edhe kete vit deshtojme per here te trete ne marrjen e statusit te vendit kandidat, pergjegjesia do te ishte shume e vete shqiptareve. Ne nje interviste dhene dje gazetares Sonila Meco ne Tv Abc News, z.Nishani tha se pergjegjesia eshte pikerisht e deputeteve te Parlamentit shqiptar, te cilet jo vetem ne kontekstin e ketyre tri ligjeve, por edhe per shkak te obligimit te tyre politik dhe qytetar qe kane, duhet te kalonin per votim ligjet e kerkuara nga Brukseli. "Nese do te deshtonim ne marrjen e statusit te vendit kandidat edhe ne kete vit, padyshim edhe si me pare, teresisht pergjegjesia kete radhe do te ishte shume me e madhe, do te ishte e vete shqiptareve... Kur themi shqiptaret, nuk e kam fjalen per qytetarin e thjeshte, por per institucionet, te cilat kane drejtperdrejt pergjegjesi per te permbushur disa obligime qe jane te qarta. Dhe ne kete rast, eshte mjaft i qarte obligimi. Ka te beje drejtperdrejt me Parlamentin shqiptar, me deputetet e Parlamentit shqiptar, me votimin e tyre te tre ligjeve te caktuara, te cilat jane kushti i vetem qe eshte adresuar zyrtarisht dhe ne materialet e paraqitura, sic eshte raport-progresi", - pohoi z.Nishani.

Dialogu dhe zgjedhjet

I pyetur a mund te kete nje dialog midis paleve, Nishani ishte kunder: "Nuk shoh qe Shqiperia eshte ne nje moment te tille kur dikush, nje faktor tjeter, ekstra parlamentar, te nderhyje ne jeten parlamentare, per sa kohe ceshtja eshte thjesht parlamentare". Kurse i pyetur nese ceshtja e statusit eshte perdorur politikisht, Presidenti tha se ai nuk ka konstatuar nje gje te tille. Sa i perket dates se zgjedhjeve te ardhshme, Nishani tha se do ta shpalle dekretin vetem pas festimeve per 100 vjetorin e Pavaresise. Gjithsesi ai la te kuptoje se 23 qershori do te jete data e zhvillimit te tyre.

Kryeprokurori i ri

Keto dite Nishani kreu konsultime, per here te pare nga nje kryetar shteti, per percaktimin e kritereve te Prokurorit te Pergjithshem te Shqiperise. I pyetur pse e beri kete hap, Presidenti tha: "Konsulta ishte jo per te percaktuar kriteret, por per te marre vizionin e paleve te perfaqesuara ne Parlament, per sa kohe dekretimi i Prokurorit te Pergjithshem miratohet ne Parlament". Nishani tha se "u ndermor pikerisht ne keto momente, sepse jemi tashme ne momentet kur Prokurori aktual e ka mbaruar mandatin e ushtrimit te profesionit dhe te detyres se tij". Duke pohuar se mandati i Ina Rames ka marre fund, z.Nishani theksoi se eshte konsultuar per nje kohe te gjate me eksperte konstitucionaliste dhe arrin ne kete perfundim. Ne kete pike Presidenti tha se eshte duke punuar "per pergatitjen e dekretit per kandidatin per Prokuror te Pergjithshem". Ai tha se lista eshte e gjate por nuk dha ndonje emer. Emri qe do te dekretohet per Prokurorin e ri, Nishani tha se do te shpallet brenda muajit nentor.

Korrupsioni dhe gjyqesori

Lufta kunder korrupsionit, krimit te organizuar, ndeshkueshmeria, permbushin perhere e me shume edhe projekt rezolutat ne kuader te ecurise se Shqiperise ne kuader te integrimit. Lidhur me kete argument, z.Nishani u pyet se ne "c'pike te reformes ne drejtesi dhe te asaj qe e keni konsideruar prioritetin absolut ndodheni, kur do te vije nisma e pare konkrete? Ai dha kete pergjigje: "Ka nisur te konsolidohet nje praktike pozitive ne Keshillin e Larte te Drejtesise, qe ka te beje me analizimin, gjykimin, monitorimin, me vleresimin e punes se gjyqtareve. Puna per vleresimin e tyre tashme po konsolidohet, eshte nje risi. Te gjitha vendimet qe po merren nga Keshilli i Larte i Drejtesise, per sa i takon promovimit te gjyqtareve, emerimet e kryetareve te gjykatave, apo ne proceset e ardhshme te promovimit te gjyqtareve ne gjykatat me te larta, pra, ne Gjykaten e Shkalles se Pare, ne Gjykaten e Apelit, te behen vetem mbi bazen e ketij vleresimi, ne menyren me te hapur dhe me publike dhe me transparente te mundshme". Kurse shtoi se "ne momentet kur Presidenti i Republikes do te shqyrtoje qe edhe Keshilli i Larte i Drejtesise mund te marre vendime te gabuara, pa diskutim pergjegjesia e Presidentit te Republikes eshte qe te ushtroje veton ne menyre qe t'i jape te kuptoje opinionit publik qe cdo vendim duhet marre vetem mbi bazen e se drejtes".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›