Pavaresia, perplasje per stemen e flamurit ne Kuvend Rozeta Rapushi
Ashtu sic pritej, Kuvendi nuk mundi te miratoje dot ne seancen e djeshme, tre projektligjet e kerkuara nga Komisioni Evropian per marrjen e statusit te vendit kandidat. Perkundrazi, deputetet debatuan ashper per stemen e flamurit shqiptar ne kuader te afrimit te 100-vjetorit te Pavaresise. Deputetet socialiste, Taulant Balla dhe Saimir Tahiri, akuzuan ne seancen e djeshme plenare, se Shqiperia po pergatitet te festoje 100-vjetorin e Pavaresise me simbole te deformuara. Sipas tyre, flamujt e vendosur ne te gjitha institucionet qendrore te shtetit shqiptar, kane te deformuar shqiponjen. "Ajo qe ndodh ne te vertete, per turpin tuaj ne kete 100-vjetor eshte Flamuri, te cilin ne menyre me te paturpshme e keni deformuar duke perdhosur 100 vjet shtet, duke perdhosur simbolet kombetare ne kete 100-vjetor dhe te gjithe ata qe jane perulur para Flamurit qe njohim te gjithe. Zoti Nishani dhe familja e tij, ne ceremonine e betimit zyrtar si President i Republikes dhe pas kraheve kane flamurin e deformuar", - akuzoi socialisti, Saimir Tahiri. Po keshtu, kritika u bene edhe nga deputeti Taulant Balla. Sipas tij, stema zyrtare e Shqiperise eshte nje steme me permasa qe nuk respekton dimensionet zyrtare. "Por, problem tjeter eshte flamuri qe mbahet ne te gjithe institucionet. Flamurit qe mban kryeministri i vendit, i eshte prere gjuha dhe i zgjatur sqepi. Ne cdo vend, te ky fakt do te hapte nje debat te mirefillte pasi Presidenti i Republikes eshte betuar ne nje flamur pa gjuhe dhe koke te deformuar. Ne gjithe kete debat qe hapem, eshte fakti qe ne kete vend ku nuk zbatohet ligji per flamurin dhe stemen zyrtare, si do ja bejme me ligjet e tjera", - shtoi socialisti. Ndersa per mazhorancen, eshte opozita qe me bllokimin e votimit ne Kuvend te reformave per integrimin, coi dem mundesine e dhene ne prag te 100-vjetorit te Pavaresise per marrjen e statusit te vendit kandidat. "Ne vend qe te krenoheshim qe ne kete 100-vjetor, edhe ne beme nje gje te mire, edhe ne ashtu sikunder 100 vite me pare baballaret e ketij kombi me ne krye te madhin Ismail Qemali bene, cuam dem nje mundesi te arte sepse kryetari i opozites ne asnje rast nuk u tregua i gatshem qe te jepte konsensusin e tij per te votuar ligjet e integrimit. Ne asnje rast nuk u shpreh ne favor te ketyre ligjeve. E pra, kjo eshte nje gje e rende, eshte nje atentat i aspiratave evropiane i te gjithe shqiptareve, eshte atentat i ceshtjes sone kombetare", - u shpreh deputeti i PD-se, Osman Metalla. Sipas tij, ky qendrim i PS-se dhe i liderit te saj, Edi Rama, eshte nje papergjegjshmeri totale politike dhe ndaj interesave mbareshqiptare. "Ky eshte njeriu qe ne historine e parlamentit shqiptar do te njihet si njeriu qe parlamentarizmin e zevendesoi me politiken e rruges, duke demtuar seriozisht funksionimin e demokracise", - shtoi ai.