Kriza në Venezuelë, gratë nuk heqin dore nga operacionet plastike
VENEZUELE- Të pashqetësuara nga kriza ekonomike dhe inflacioni galopant venezuelanet të cilat shqetësohen së tepërmi për pamjen e tyre të jashtme duket se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga ndërhyrjet kirurgjikale për heqjen e rrudhave ose fryrjen e gjoksit. Inflacioni në Venezuelë është më i larti në Amerikën Latine, mëse 20 përqind në 10 muajt e parë të këtij viti ndërkohë që ky vend amerikano-jugor por përballet me një rënie ekonomike pas një bumi financiar pesë vjeçar. Gjendja e vështirë ekonomike mund t’i ketë nxitur këto gra t’iu nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale si një mënyrë për të ngritur moralin, duke bërë njëkohësisht që shumë pre tyre të hyjnë në borxhe për të mundësuar këto operacione, thonë kirurgët plastikë. "Të paktën këtu, në vendin tonë, pamja e jashtme është shumë e rëndësishme, të qenit mirë me veten po ashtu. Konkurimi mes grave për pamjen e jashtme është kaq i madh sa që është shndërruar në një mani duke bërë që ato të shpenzojnë shuma të mëdha për të qenë gjithnjë të paraqitshme" tha Peter Romer, një kirurg plastik në Karakas.
Pavarëësisht çmimeve të larta ndërhyrja kirurgjikale cilësohet si një shpërblim për punën e palodhur nga shumica e grave në vend. Graciela Diaz, nënë me dy fëmijë, tha se ishte e mendimit që kjo ishte një mënyrë për të shpërblyer vetveten. "Unë punoj ditë e natë, siguroj të ardhura shtesë për të mbajtur familjen, kujdesem për fëmijët e mi ndaj kam të drejtë të bëj diçka për veten time" tha ajo.
Konkurenca mes grave, konsumatoret më të mëdha të industrisë së kirurgjisë plastike në vend, lidhet me idenë fikse e të qenit të bukura si dhe presionin e ushtruar nga shoqëria në këtë drejtim. Alvaro Rinkon, një psikolog social, tha se presioni për të qenë sa më të bukura ishte më i madh se kurrë. "Këto ndërhyrje kirurgjikale bëhen nga gra të të gjitha shtresave pasi tashmë cilësohen si një domosdoshmëri në jetën e përditshme" tha Rincon.
(e.n/news24/BalkanWeb)