E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në qytetin e Fushë Arrëzit, thyhen xhamat e banesave

FUSHE ARRËZ- Një shpërthim ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Fushë Arrëzit.
Mësohet se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në rrugë, në lagjen e sipërme të qytetit, ndërsa si rezultat janë thyer xhamat e banesave që ndodhen rreth zonës. Burime nga policia bëjnë të ditur se nuk ka patur persona të lënduar ndërkohë që po punohet për të zbuluar shkakun e shpërthimit.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje duke rrethuar lagjen ndërsa kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes që trembi banorët në orët e vona të mbrëmjes. Pista e pare ku po hotohet eshte shperthimi i mundshem i nje bombole gazi. Banoret kane dale nga banesat  e tyre per te mesuar se cfare ndodhi.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›