PE Ka ardhur koha e tryezes mes dy shteteve
Kryetari i Parlamentit Europian Jerzi Buzek tha dje se ka ardhur koha qe udheheqesia e Kosoves dhe e Serbise te ulet ne tavolinen e bisedimeve dhe te hartoje nje marreveshje te qendrueshme dhe perfundimtare ne interes te qytetareve te vet. Europa eshte e ardhmja e ketij rajoni dhe popullit te tij. Udheheqesit e Serbise dhe Kosoves duhet qe me ndihmen e BE-se te bejne cmos per te siguruar se nuk ka pengesa te pakapercyeshme ne rrugen e tyre drejt anetaresimit ne BE thuhet ne komunikaten e leshuar ne Strasburg pas takimit te Buzek me nenkryetarin e qeverise se Kosoves Rame Manaj.
Buzek theksoi se Parlamenti Europian gjithmone e ka mbeshtetur Kosoven dhe aspiratat europiane te saj dhe se ne rezoluten e 8 korrikut i ka ftuar vendet e BE-se qe nuk e kane njohur Kosoven ta njohin pavaresine e saj.