LSI mbledh kryesinë, Meta: Angazhim për Tiranën
Qëllimi i takimit kishte të bënte me nisjen e procesit të riorganizimit dhe miratimin e axhendës politike të LSI-së në Tiranë. Kryetari i i kësaj partie, Ilir Meta, në një prononcim për mediat theksoi se takimi i sotëm ka të bëjë me përcaktimin e kalendarit organizativ të LSI-së së Tiranës.
Duke u ndalur në garën brenda partisë, Meta u shpreh se ky proces fillon më 20 qershor dhe do të mbyllet me zgjedhjen e drejtuesve të rinj më 26 shtator. “Ky do të jetë një proces i hapur, një proces që do të analizojë disa elementë së bashku dhe që do t’i shërbejë forcimit dhe konsolidimit të kësaj strukture kaq të rëndësishme për të gjithë Lëvizjes Socialiste për Integrim në vend”, u shpreh Meta.
Procesi i riorganizimit të Lëvizjes Socialiste në Tiranë do të ketë synim të saj dhe gjetjen e zgjidhjeve për problematikën që ka sot Kryeqyteti. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, vlerësoi se ky proces do të do të ketë në qendër të vëmendjes problematikën vendore.
“Unë besoj se në gjithë këtë proces, Lëvizja Socialiste për Integrim e kryeqytetit, përveç edhe problematikës që ka të bëjë me qeverisjen e vendit, me rolin dhe kontributin që LSI-ja ka dhënë aktualisht, por që mund të japë dhe duhet të japë akoma më shumë edhe në të ardhmen, do të ketë në qendër të vëmendjes edhe problematikën e shumtë vendore të Kryeqytetit, por edhe të gjithë komunitetit dhe komuniteteve të veçanta të Tiranës”, tha Meta.
Kryetari i LSI-së vlerësoi se përgatitja për zgjedhjet brenda partisë në Tiranë do t’i hapë rrugën dhe zgjedhjeve për drejtuesit e LSI-së në të gjitha qytetet e tjera. Meta shtoi se ky proces ka në konsideratë dhe zgjedhjet vendore që po afrojnë.